• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHPEJTOJNË TRETJEN/ Zbuloni pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun
Home
Shëndet

PËRSHPEJTOJNË TRETJEN/ Zbuloni pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22 July, 2025 s.autor Shëndet

Fryrja, kapsllëku apo ndjenja e rëndesës janë shqetësime të përbashkëta, dhe për shumë njerëz, nuk ka nevojë për ilaçe, por për disa zgjedhje të zgjuara ushqimore.

Medikamentet mund të ndihmojnë, por shpesh hapi i parë më natyral është ushqimi. Pesë ushqime që, sipas mjekëve, mund të ndihmojnë butësisht tretjen dhe lëvizjen e zorrëve:

Kivi
Ky frutë i vogël është një thesar për sistemin tretës. Kivi nuk përmban shumë sheqer dhe nuk shkakton fryrje të stomakut.

3 shenjat e horoskopit që po e kthejnë javën në favorin e tyre
Tërshëra

E preferuar nga sportistët, një tas tërshëre në mëngjes mund të bëjë mrekulli. Tërshëra është e pasur me fibër të tretshme, veçanërisht beta-glukan, që e zbut jashtëqitjen duke tërhequr ujë në zorrë. Kjo bën që jashtëqitja të kalojë më lehtë.
Doktori ka këshilluar të shmangen paketimet e përpunuara me shije, që shpesh përmbajnë sheqer të shtuar, gjë që mund të ngadalësojë tretjen.
Farat chia
Mund të jenë të vogla, por janë të fuqishme për tretjen. Farat chia përthithin disa herë peshën e tyre në ujë, duke krijuar një masë xhelatinoze që zbut dhe shton volumin e jashtëqitjes. Janë gjithashtu të pasura me omega-3 dhe fibra.
Shtoni 1-2 lugë gjelle në ujë, kos apo smoothie, por lërini të qëndrojnë për të paktën 10 minuta para se t’i konsumoni, që të kenë kohë të zmadhohen dhe zbuten.

Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
Kafeja
Po, ajo filxhan kafeje në mëngjes nuk është vetëm për zgjim, ndihmon edhe për të nisur “motorin e zorrës”. Nuk është thjesht kafeina. Kafeja stimulon drejtpërdrejt muskujt e zorrës së trashë. Për disa njerëz, funksionon brenda pak minutash pas konsumimit. Por, mos e teproni, sepse sasia e lartë e kafeinës mund të shkaktojë dehidrim, duke e përkeqësuar kapsllëkun. Pini edhe shumë ujë bashkë me kafenë.
Spinaqi i zierë
Shumë i shëndetshëm dhe me efekt të fortë për tretjen. Spinaqi është i pasur me magnez, i cili ndihmon në tërheqjen e ujit drejt zorrëve.

Nga vezët te kosi, zbuloni ushqimet që mund të hahen gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Ka gjithashtu shumë fibra dhe hekur, sidomos i rëndësishëm nëse kapsllëku lidhet me aneminë. Rekomandohet gjysmë filxhani spinaq të zier për vakt. Barishtet e ziera janë zakonisht më të lehta për t’u tretur sesa ato të gjalla, sidomos për ata që vuajnë nga fryrja. Një qese e plotë me spinaq të freskët (rreth 280 gramë) pasi gatuhet zvogëlohet në më pak se një filxhan, ndaj rekomandohet të blini më shumë se sa mendoni.
Shumica e ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut bien në kategori të pritshme: fruta me fibra, fara, barishte, dhe drithëra të plota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË LURË/ Ministri Vengu mbledhje urgjente në Prefekturën Dibër: Zonat e banuara jashtë rrezikut, por na presin ditë të vështira
Previous article "E BASTARDOI"/ Këndoi këngë patriotike e veshur ekstravagante, Egli Tako kritikohet nga Albina Kelmendi dhe ndjekësit

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT