• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHKALLËZOHET LUFTA NË UKRAINË/ 7 të vrarë nga sulmi ajror rus në qytetin Sloviansk
Home
Nderkombetare

PËRSHKALLËZOHET LUFTA NË UKRAINË/ 7 të vrarë nga sulmi ajror rus në qytetin Sloviansk

15 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën pesë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën të premten nga një sulm ajror rus mbi qytetin Sloviansk në lindje të Ukrainës. Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, raketat ruse S-300 goditën 10 ndërtesa banimi dhe objektiva të tjera. Dy katet e siperme të një ndërtese pesëkatëshe u shembën pas sulmit.

Një fëmijë i mitur u nxor i gjallë nga rrënojat, por vdiq rrugës për në spital, tha Daria Zarivna, një zyrtare e lartë në zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha gjithashtu se shtatë persona besohej se ishin bllokuar nën rrënoja.

“Shteti mëkatar demonstron edhe një herë shpirtin e tij”, shprehej zoti Zelenskyy në një postim të shoqëruar me pamjet e një ndërtese të dëmtuar. “Duke vrarë njerëz në mes të ditës. Duke shkatërruar gjithçka që ka jetë”.

Rusia shton përpjekjet në Bakhmut

Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë të qytetit Bakhmut pasi forcat ruse ndërmorën një sulm të ri në qytetin e shkatërruar nga lufta. Në vlerësimin e saj të përditshëm, ushtria britanike tha të premten se, “Rusia ka ringjallur sulmin e saj në qytetin Bakhmut të rajonit Donetsk pasi forcat e ushtrisë ruse dhe Grupi Wagner kanë përmirësuar bashkëpunimin”.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka tërhequr trupat nga zona të tjera në front për të krijuar premisat e një sulmi të madh në qytetin Bakhmut, të cilin Moska është përpjekur për nëntë muaj që ta marrë, për të rifituar vrullin e fillimit të agresionit në shkallë të gjerë më shumë se një vit më parë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar, tha se komandantët rusë i kishin sjellë trupat në Bakhmut nga zona të tjera. “Armiku po përdor atje njësitë e tij më profesionale dhe po shfrytëzon në mënyrë të konsiderueshme artilerinë dhe mjetet ajrore”, shkroi ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Çdo ditë, armiku kryen në Bakhmut 40 deri në 50 operacione dhe 500 goditje me artileri,” vuri në dukje ajo. Njoftimet nga ushtria britanike thonë se ukrainasit ende kontrollojnë pjesët perëndimore të qytetit por dy ditë më parë ishin sulmuar ashpër nga zjarri i artilerisë ruse./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO JETË PËRBALLË TRUMP/ Mike Pompeo heq dorë nga kandidimi për president të SHBA-ve
Previous article DITA NIS ME VRANËSIRA/ Si pritet të jetë moti në orët në vijim

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT