• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA NIS ME VRANËSIRA/ Si pritet të jetë moti në orët në vijim
Home
Sociale

DITA NIS ME VRANËSIRA/ Si pritet të jetë moti në orët në vijim

15 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë edhe reshje shiu. Paraditja do të jetë me vranësira të shpeshta, por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës vranësirat do të dominojnë të gjithë vendin, duke gjeneruar dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat perëndimore kryesisht.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në të gjithë Republikën e MV përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat hërë pas here të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në territorin e MV. Më të dukshme reshjet e shiut do të bëhen në pjesën e dytë të ditës në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit pritet të ulen në mëngjes duke rregjistruara vlerën minimale 5°C, por do të rriten në mesditë deri në 18°C.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe Rajonit të Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa gadishulli Skandinav do të vijojë të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës. Por Europa Lindore, Brigjet e Egjeut dhe Jugperëndimi i kontinentit parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKALLËZOHET LUFTA NË UKRAINË/ 7 të vrarë nga sulmi ajror rus në qytetin Sloviansk
Previous article DOSSIER/ Dëshmitë e kolonel Hysen Selmanit: Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë...

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në...

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO) Aktualitet

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO)

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT