Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar që në 9 qarqe të përsëriten zgjedhjet.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spiropali me ironi shkruan se sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm aq mund të ketë edhe zgjdhje të parakohshme.
“Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme për të cilat e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme” shkruan Elisa Spiropali në postimin e saj.


