• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRSE NUK PO MARTOHEN SHQIPTARËT? Sociologu i njohur, Dragoti: Është zbehur pjekuria sociale, rinia nuk do “detyrime e përgjegjësi”
Home
Sociale

PËRSE NUK PO MARTOHEN SHQIPTARËT? Sociologu i njohur, Dragoti: Është zbehur pjekuria sociale, rinia nuk do “detyrime e përgjegjësi”

6 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptaret po zgjedhin alternativën më të lehtë kur vjen puna tek martesa. Të rinjtë sot gjithnjë e më shumë zgjedhin mos të martohen ose ta shtyjnë sa më shumë këtë vendim. Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se martesat në vend kanë shënuar një ulje historike gjatë vitit 2021 ku u lidhën 19 mijë e 700 martesa, 15% më pak se viti 2018.

Me përjashtim të vitit të pandemisë, ku për shkak te kufizimeve pak shqiptare u martuan, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90. Tirana, metropoli me mbi 900 mijë banorë numëroi vetëm 5.7 martesa për 1000 banorë duke u renditur qarkun me numrin me të vogël të martesave në Republikë e ndjekur nga Vlora Korça e Gjirokastra, rekordin për lidhjet në kurorë e mban Lezha me 10.6 martesa për 1000 banorë e ndjekur nga Berati e Dibra. Profesor Edmond Dragoti, studiues i njohur i psikologjisë sociale shprehet se emigracioni masiv i të rinjve dhe tendenca për ta shmangur martesën duke mos e konsideruar të rëndësishme pjekurinë sociale dhe dëshira për të provuar sa më shumë lidhje me partnerë të ndryshëm janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të martesave.

“Emigracioni masiv i të rinjve është faktori kryesor që ul peshën specifike të martesave. Tirana shquhet për nivelin e martesave ku në fakt është qytet me aktivitet e me frymëzim, por këtu ndikojnë faktorë kulturorë. Tek brezi i ri ka nisur një tendencë e re, ata shmangin martesën edhe pse janë me fëmijë, e konsiderojnë si element formal e me shumë detyrime. Nuk ka një qëndrueshmëri, pasi është zbehur përgjegjësia sociale. Brezi i ri nuk e konsideron pjekurinë e vet sociale si shumë të rëndësishme, pasi do të provoje shumë lidhje, provon bashkëjetesën etj”-, u shpreh profesor Dragoti për ‘News 24’.

Por për qytetarët ekonomia e dobët dhe kushtet e pasigurisë financiare janë shkaqet kryesorë që shqiptarët po martohen gjithnjë e më pak. “Është pasiguria financiare dhe varfëria”, shprehet një qytetar. Sipas INSTAT në vitin 2021, mosha mesatare në martesë për burrat ishte 31.2 vjet ndërsa mosha mesatare në martesë për gratë ishte 27.7 vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS ASFALTIMI I RRUGËS "XHON BELUSHI"/ Veliaj: Në Tiranë ecim përpara vetëm me punë; do të asfaltojmë çdo cep të qytetit
Previous article "ZOTO PAGOI ME TAKSAT E SHQIPTARËVE..."/ PD: SPAK po fsheh provat, po ruan themeluesin e bandës së inceneratorëve

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT