• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS ASFALTIMI I RRUGËS “XHON BELUSHI”/ Veliaj: Në Tiranë ecim përpara vetëm me punë; do të asfaltojmë çdo cep të qytetit
Home
Sociale

NIS ASFALTIMI I RRUGËS “XHON BELUSHI”/ Veliaj: Në Tiranë ecim përpara vetëm me punë; do të asfaltojmë çdo cep të qytetit

6 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Rruga “Xhon Belushi” në Njësinë 4 është segmenti i radhës, i cili po asfaltohet nga Bashkia e Tiranës. Aksi i shërben një komuniteti prej rreth tre mijë banorësh dhe pritet të rrisë më shumë vlerën e pronës në zonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi mbrëmjen e djeshme punimet dhe siguroi se do të asfaltohen të gjitha rrugët dhe rrugicat në kryeqytet.

“Këtu jemi në një zonë kufitare mes Kinostudios, Freskut dhe Njësisë 12 dhe kolegët tanë e kanë filluar vitin e ri me erën e asfaltit, lopatat e punës, ekskavatorët dhe kamionët, të cilët do jenë këtu 3-4 ditë, deri në fundjavë, derisa të mbarojmë një rrugë, e cila është vërtet e nevojshme për komunitetin. Janë rreth 500 familje nga e gjithë Shqipëria, gjithsej 3 mijë banorë, që banojnë këtu dhe për të cilët rruga e vjetër ua bënte jetën malore. Ndoshta, relievin nuk e ndryshojmë dot, por rrugën e bëjmë të kalueshme, i rrisim vlerën pronës,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se përpara ecet vetëm me pune dhe premtoi se ashtu sikurse iu dha fund mësimit me dy turne në Tiranë, së shpejti do marrë fund edhe koha e rrugëve me baltë.

“Këtu kemi familje nga Shkodra, Skrapari, nga Tropoja, Tepelena, nga Dibra e Durrësi, që jetojnë në harmoni dhe të gjithë duan që qyteti të ecë përpara. Por, qyteti ecën përpara me punë, jo me llogje, jo me sharje. Me punë edhe ditën, me punë edhe natën, dhe në qoftë se e ruajmë këtë ritëm, nga një rrugë e tillë 1 kilometër, 1 kilometër e gjysmë çdo natë, në fund të vitit bëhen 365 km, pra bëhet një buqetë e madhe, plus gjithë fushata jonë e asfaltimit që do vazhdojë, unë besoj se ky do jetë vërtetë një vit i mbarë për Tiranën. Ashtu siç po harrojmë pak nga pak shkollat me dy turne, do jetë vetëm çështje kohe sa të harrojmë edhe baltën nëpër rrugët dhe rrugicat e Tiranës, sepse si çdo shtëpi, pasi ka rregulluar dhomën e ndenjes, siç kemi bërë ne me sheshet dhe tregjet e rrugët kryesore, ka ardhur koha të shkojmë në nivel kapilare, në çdo kthinë e në çdo cep të kësaj shtëpisë së madhe, që është Tirana,” tha ai.

Tirana është e të gjithëve, shtoi Veliaj, edhe e atyre që janë vendalinj, edhe atyre që kanë ardhur e që ia kanë rritur vlerën pronës në qytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAKOJA E MADHE"/ Nis shpërndarja e bonusit 8 mijë Lekë, 695 mijë pensionistët kanë afat 36 muaj për ta tërhequr
Previous article PËRSE NUK PO MARTOHEN SHQIPTARËT? Sociologu i njohur, Dragoti: Është zbehur pjekuria sociale, rinia nuk do “detyrime e përgjegjësi”

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT