• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përse e firmosa formularin për Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor?
Home
Politikë

Përse e firmosa formularin për Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor?

24 November, 2021 F.autor Politikë

E djathta ngrihet mbi respektimin e institucioneve dhe jo mbi përmbysjen revolucionare.

Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe konservator edhe revolucionar; të thërrasësh njëkohësisht në parime etike e morale dhe t’i shkelmosh ato kur nuk të puqet interesi personal.

E firmosa formuarin e konfirmimit të thirrjes së Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor, sepse është data legjitime e thirrur nga Kryesia e PDSH-së, ashtu sikurse e kërkon Statuti i kësaj force politike.

E firmosa, sepse dua që Partia Demokratike të jetë edhe politike, edhe institucionale, edhe vetëkritike, edhe mbrojtëse e vlerave që i tejkalojnë interesat personale dhe që vënë Shqipërinë të parën.
E firmosa, sepse kjo datë i ofron një mundësi zgjidhje reale krizës dhe i jep mundësinë edhe atyre që janë tek “Foltorja” për të ardhur, për të debatuar, për të marrë vendime, nëse janë shumicë, në rrugë institucionale, pa revolucion dhe brenda parimeve të së djathtës dhe të ligjit.

PS: Dy fjalë për miqtë që kërkojnë shpjegime, sepse ata që i dinë të gjitha, nuk kanë nevojë:

1. Angazhimi im opozitar prej vitesh është i dokumentuar, madje edhe nga vet zoti Berisha në murin e tij në facebook.

Kush është i arsyeshëm, nuk ka nevojë për fakte. Këtë angazhim asnjëherë nuk e kam parë si përfitim personal. Unë jam rritur në PD, më dhimbset kjo forcë dhe, kur kam pasur pozitë ekzekutive, kam ditur edhe të jap dorëheqjen,pikërisht në një kohë kur PD pritej të vinte në pushtet.

Ky angazhim nuk buron nga mllefi, por nga arsyeja; nuk udhëhiqet nga pragmatizmi, por nga idealizmi; nuk shpresoj për pazar, por për të mirën e përgjithshme.

E kam bindje se rruga aktuale e “Foltores” dhe e zotit Berisha është një humnerë e pakthim për PD-në, si pasojë e së cilës kjo parti vetëm se do t’i largohej edhe më shumë ditës së ardhjes në pushtet. “Foltorja” mund ta bunkerizojë PD-në dhe ta bëjë strehë të interesave personale, por ajo nuk mund ta shndërrojë PD-në në mbrojtëse të interesave të demokratëve dhe të shqiptarëve.

2. Një pjesë e të pakënaqurve të kësaj periudhe janë si pasojë edhe të mosqenies në Këshill Kombëtar, ndaj sot mandatin tim si anëtar i këtij këshilli ia vë në dispozicion Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Gazment Bardhi, duke hequr emrin tim nga lista dhe duke vendosur një nga këta emra, mjafton që kjo pakënaqësi të shuhet dhe të kthehet normaliteti.

Namir Lapardhaja

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH DHE KJO NË ANGLI/ Pa vdekjen me sy, lojtari humb ndjenjat në fushë. Kur zgjohet pyetjen befasuese
Previous article VETËM 27 MINUTA LOJË/ Objekti misterioz i Serisë A kthehet në grup dhe përgatit lamtumirën

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT