• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET NË UBT/ Shahini: Palët do ulen për të gjetur një dakordësi
Home
Politikë

PËRPLASJET NË UBT/ Shahini: Palët do ulen për të gjetur një dakordësi

9 April, 2019 F.autor Politikë

Nga komisioni i medias ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komentuar përplasjet në UBT për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare. Duke theksuar nevojën që ka Tirana për shkolla të reja, Shahini tha Tirana është qyteti i vetëm në Shqipëri që ende bën mësim me dy turne.

Ndërsa bëri të ditur se lidhur me ndërtimin e shkollës 9-vjeçare, pritet që përfaqësues të UBT të ulen në një tryezë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e arsimit për të arritur një dakordësi.

“Konflikti në UBT na ka mërzitur me thënë të drejtën, për shkak se hapësira për të cilën po flasim është një pronë private, e cila është shpronësuar për shkak se nevojat për shkolla të reja në Tiranë janë shumë të mëdha. Tirana është një nga vendet e vetme në Shqipëri ku mësohet me dy turne, dhe që kjo të evitohet kanë filluar të ndërtohen shkolla të reja, dhe Bashkia Tiranë bën shumë mirë që bën këtë gjë. Tani, ajo çfarë duhet të bëjme, dhe do bëjmë është të ulemi të gjithë së bashku dhe të gjejmë një zgjidhje që UBT mos  të ndihet që këtu është marrë një vendim pa u konsultuar me ta. Ne e kuptojmë që kjo është afër kampusit, por nuk është pjesë e kampusit. Dhe sot do kemi edhe një takim me rektorin, me disa nga udhëheqësit e universitetit, me kryetarin e Bashkisë, që ti japim drejtim kësaj”, deklaroi Shahini.

Karta e studentit ishte një tjetër tematikë e prekur nga ministrja. Duke qenë se është një prej pikave kryesore të paktit për universitetin, ajo lajmëroi se në shtator të 2019 do të ketë përfunduar çdo procedure dhe do të jetë gati për vitin e ri akademik.

“Karta e studentit nuk është vetëm vështirësia e marrëveshjes me institucionet private, që është e vështirë në vetëvete, sepse duhet të negociohet shumë që të arrijmë lirime të ndryshme për studentët. Kemi dhe probleme të tjera se psh mungesa e një sistemi të teknologjisë informative në universitete, që vështirëson shumë punën. Kemi vështirësi të ndryshme, të cilat do ti hasim rrugës, por I kemi marrë të gjitha parasysh kur kemi kalkuluar orarin. Jam e bindur që në shtator të 2019, ne do të jemi gati që në tetor studentët të jenë me kartën e studentit”, u shpreh Shahini.

Diskutimi për Arsimin e Lartë u ndal edhe tek “Pakti për Universitetin”, ku ministrja u shpreh se vihet re progress në plotësimin e kërkesave, duke sqaruar se vonesat për shpërndarjen e bursave kanë ndodhur për shkak të shtyrjes së aplikimeve si edhe mungesës së dokumentacionit paraqitur nga studentët përfitues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA BEFASUESE E ISH-LOJTARIT TË INTERIT/ Luis Figo parashikon: Ekipi që fiton Championsin është...
Previous article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Xhensila Myrtezaj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT