“Disa kryetarë kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve si dhe ndërprerjen e vendimeve për afishimin e listave. KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim i të drejtave për qeverisjen vendore. Reflektoni! Veprimet cënojnë të drejtën e KQZ dhe KZAZ-ve. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për vijimin e procesit zgjedhor, duke na mbështetur. I bëjmë thirrje të gjitha organeve publike që të konsiderojnë inegzistent dekretin e Metës dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre,”-thuhet në deklaratën e KQZ-së.
Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD janë përplasur me policinë. Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve.


