• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET NË PD/ Bujar Nishani: Basha na premtoi se do i fitonte zgjedhjet por…
Home
Politikë

PËRPLASJET NË PD/ Bujar Nishani: Basha na premtoi se do i fitonte zgjedhjet por…

1 May, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Këshilit Kombëtar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani, është një nga zyrtarët e PD që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se Basha duhet të largohet në mënyrë që PD të rigrupojë forcat e saj, të cilat sot janë më të përçara më shumë se kurrë, ndërsa shton se do i bashkohet çdo zëri kritik kundër Bashës.

“Duhet një proces për të rigjeneruar forcat e saj, për të rigrupuar forcat e saj. Për të bashkuar forcat e saj, të cilat sot janë më të përçara se kurrë më parë. Ky proces mbahet i bllokuar nga Basha i cili duke përdorur autoritetin e kryetarit, duhet të tregojë qytetari, duhet të demostrojë kulturë europiane, duhet të demostrojë përgjegjshmëri me aktin e largimit nga kreu i PD. Vazhdon të qëndrojë në krye të PD-së pa asnjë llojë të drejte morale.

Pa dyshim që çdo energji pozitive që i funksionon dhe i shërben asaj ideje që kam unë, asaj kauze që unë i besoj, që do të thotë është shëndeti i PD-së, forca, ringrintja e PD-së, unë do të jep mbështetës i çdo zëri të tillë. Çdo tentativë dhe çdo investim për të ruajtur statukuonë e kësaj situate në Partinë Demokratike është një shërbim që i bëhet vijimësisë së një qeverisje të korruptuar dhe një qeverisje që ka marrë peng një vend të tërë, siç është qeverisja e Edi Ramës. Unë dhe çdo njeri tjetër që do ta dëshirojë këtë, do të jemi në terren dhe kontakte të përditshme me anëtarë të Partisë Demokratike nga Vermoshi në Konispol”, tha Nishani në Klan News.

Ai u shpreh se kryedemokrati Basha i kishte garantuar se do t’i fitonin zgjedhjet dhe nuk do të lejonte asnjë tentativë manipulimi nga Rama.

“Ne nuk mendonim humbjen. Nuk kam qenë i parapërgatitur për humbje. Të gjithë besonim që do të kishim fitore sepse edhe garancitë ishin dhënë të tilla. Ishte një garanci që na ishte dhënë nga kryetari dhe projekti i tij ishte që do të fitonim dhe s’do të ketë asnjë tentativë manipulimi që do të aplikonte Rama dhe ta zhbënte fitoren”, theksoi ish-Presidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON SHKËLQIMIN NË ITALI/ Gol me vlerë 3 pikët, Arlind Ajeti tund rrjetën në ndeshjen vendimtare
Previous article "EDHE 100 IDHULL"/ Noizy i blen super dhuratën e shtrenjtë babait për ditëlindje (VIDEO+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT