• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJE TË FORTA NË ARMENI/ Presidenti refuzon kryeministrin: Nuk e shkarkoj shefin e shtabit
Home
Nderkombetare

PËRPLASJE TË FORTA NË ARMENI/ Presidenti refuzon kryeministrin: Nuk e shkarkoj shefin e shtabit

28 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian ka refuzuar që ta nënshkruajë vendimin për shkarkimin e shefit të ushtrisë, i cili më 25 shkurt u shkarkua nga kryeministri Nikol Pashinian, gjë që nxiti krizë politike.

Sipas deklaratës së postuar më 27 shkurt në ueb-faqen e Presidencës, thuhet se Sarkissian e vlerësoi shkarkimin e gjeneralit Onik Gasparian si veprim jokushtetues.

Ky vendim i presidentit i jep Pashinianit afat prej pesë ditësh, ku brenda kësaj periudhe, kryeministri armen, mund ta dërgojë sërish te presidenti urdhrin për shkarkimin e gjeneralit.

Megjithatë, Pashinian, menjëherë pas këtij vendimi të presidentit njoftoi se ka dërguar sërish të njëjtën kërkesë te Sarkissian.

Pashinian shkroi në Facebook se vendimi i presidentit Sarkissian “aspak nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës”.

Tani, presidenti Sarkissian ka tri ditë afat për të nënshkruar urdhrin apo që këtë çështje ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratën e tij, Sarkissian theksoi se ai nuk mbështet asnjëherë palë sa i përket çështjes së shkarkimit të Gasparianit dhe shtoi se “Forcat e Armatosura duhet të mbajnë neutralitetin politik”.

Ndërkaq, gjatë një tubimi të opozitës të mbajtur në Jerevan, ish-kryeministri Vazgen Manukian, i cili është propozuar si person që mund ta zëvendësojë Pashinianin, tha se me këtë vendim, “presidenti qëndron përkrahë ushtrisë”.

“Shpresoj që të shohim deklarata nga policia dhe nga shërbimi kombëtar i sigurisë se edhe ata janë në anën e ushtrisë”, tha ai.

Pashinian tha se ai ka shkarkuar gjeneralin Gasparian, pas asaj, që ai cilësoi si tentim grusht shteti, për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Ushtria e Armenisë ka kërkuar dorëheqjen e Pashinianit lidhur me mënyrën se si ai ka menaxhuar konfliktin gjashtëjavor të vitit të kaluar në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene, mbi rajonin e Nagorno Karabakut.

Pashinian, koalicioni i së cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesën e opozitës që të mbahen zgjedhje të parakohshme./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAZETARI PO RAPORTONTE LIVE/ Pas tij ndodh aksidenti i frikshëm, dy motorë përplasen me njëri-tjetrit (VIDEO)
Previous article "NA KE BËRË KRENAR..."/ Azet kujton babanë e ndjerë me foto nga fëmijëria dhe prek me dedikimin

s.autor

Postime të ngjashme

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT