Edhe paraditene e sotme Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e Komisionin e Ligjeve. Deputeti i PD Gent Stazimiri është shprehur se nuk mund të shoh në korridoret e parlamentit të inkriminuar. Stazimir është shprehur: “Këtu është tempull për njerëz të ndershëm. Ju mund të mbani në kurriz mafian”. Sakaq ka patur edhe debat mes deputetit të PS Ulsi Manja dhe Stazimirit, ku ky i fundit i ka thënë “se nuk janë këtu për të mbrojtur kriminelët”. Gent Strazimiri duke iu referuar çështjes Tahiri tha se mazhoranca ka qenë e përgatitur ta mbrojë atë.
Në mbledhje kanë qendruar anëtarët e LSI dhe PS.
Debatet:
Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.
Ulsi Manja: PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…
Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.
Ulsi Manja: Ule gishtin, ule… /AlpeNews.al/