• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
MESHKUJ vishuni me stil vetëm me një këshillë
Home
Modë

MESHKUJ vishuni me stil vetëm me një këshillë

1 November, 2017 Redaktor2 Modë

Sekreti i veshjes së mirë fshihet në qepjen e duhur, dhe kështu edhe veshja e dizajnerëve mund të duket keq nëse nuk rri si e “prerë” për ju. Pasi ta gjeni modelin tuaj të përkryer të kostumit, përmbajuni.Pantallonat duhet të jenë ‘slim’, supet e ngushta, ndërsa beli i theksuar, këshillojnë stilistët Meshkujt shpesh gabojnë kur është fjala për gjatësinë e xhaketës. Ajo duhet të jetë në gjatësi me nyjën e gishtit të madh, ndërsa xhaketa shumë e shkurtër do të shtojë kilogramë në zonën e barkut, theksojnë ata. Mëngët e xhaketës duhen të jenë të gjata aq sa të zbulojnë 1, 5 cm mëngë të këmishës.Përveç modelit të qepjes rëndësi të madhe ka edhe materiali, ndërsa shumë dizajnerë rekomandojnë kashmir. Sa u përket ngjyrave, ngjyra zezë është klasike, ndërsa po aq mirë për “business look” duket edhe ngjyra e përhimët.

Çfarë duhet të keni kujdes gjatë blerjes së kostumit

A e keni zgjedhur madhësinë e duhur të xhaketës, mund të kontrolloni me një truk të thjesht. Vishni xhaketën dhe përthekoni pullat dhe do duhet të mbesë vetëm aq vend sa që në mes gjoksit dhe materialit të qëndrojë shuplaka.Mëngët e xhaketës duhet të jenë aq të gjata për të zbuluar mëngët e këmishës një centimetër e gjysmë, në të kundërtën duhet t’i shkurtoni.Pantallonat duhet të jenë deri te beli dhe jo deri te ijët. Përveç kësaj madhësia është e mirë, vetëm nëse pa asnjë mundim mund të vendosni gishtin në mes stomakut dhe materialit.

Kujdes me motivet e pazakonshme në kravatë

Nyja e kravatës nuk guxon të jetë më e gjerë se vetë kravata, por nëse zgjidhni kravatë me motive të pazakonshme siç janë pikat, kini kujdes. Bëni kujdes vetëm që pikat të jenë mjaft të mëdha për t’u parë, por jo për së tepërmi të mëdha, sepse do të duken joserioze.Nëse nuk përdorni kravatë për çdo ditë, zgjidhni një këmishë me një jakë më të vogël.

Si të vishni jelekun

Jeleku është duke u kthyer në modë, dhe nëse e vishni me kravatë mund të duket mjaft elegant, derisa varianti pa kravatë është më i përshtatshëm për ‘casual style’.

Rregullat

Derisa qëndroni ulur gjithmonë hapni kopsat e xhaketës.Ora sportive përshtatet me veshjen casual, por jo edhe me kostum.Më pak është më shumë, dhe nëse përdorni edhe shami me kostum dhe kravatë, harrojeni gjilpërën në kravatë.Shamia për kostum rri mirë me çdo kombinim dhe më së miri rri me kostumin ngjyrë rëre.Skajet e qepura të dukshme në jakë të xhaketës nuk duhet domosdo të jenë shenjë e kualitetit, por janë detaj i efektshëm i cili bën që kostumi të duket më bukur, pikërisht si edhe jaka me ngjyrë të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përplasje në Komisionin e Ligjeve/ PD braktis mbledhjen: Nuk mbrojmë kriminelët
Previous article LULZIM BASHA: Investitorët e huaj nuk duan të hapin biznes në Shqipëri, sepse...

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT