Deputeti socialist Bashkim Fino ka reaguar pas dekretit të presidentit Ilir Meta lidhur me rishqyrtimin e ligjit për tarifat gjyqësore.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Fino tha se ndjehemi të fyer nga Kreu i Shtetit dhe se ai ka paragjykuar Kuvendin e Shqipërisë.
“Duhet ta rrëzojmë dekretin e Presidentit sepse është i pabazuar për të bërë ndryshime në projektligj. Si relator propozoj që ta rrëzojmë dekretin dhe të mbajmë atë variant që kemi paraqitur në Parlament”, shprehet Fino.
Në dekretin e kreut të shtetit thuhej se vendimi për rritjen e tarifave nuk ka ardhur pas një studimi të thelluar në këtë fushë.
“Niveli i tarifave, i parashikuar në këtë ligj, është bërë në mungesë të një studimi të thelluar dhe, në krahasim me tarifat e sotme, ka një rritje drastikedhe të menjëhershme të tarifave, gjë e cila paraqet rrezik të lartë për vështirësimin e aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë”, thuhet në dekretin e presidentit Meta./ tema


