• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJE ME LAVROV? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë
Home
Nderkombetare

PËRPLASJE ME LAVROV? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

8 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar Andrei Buliga, një nga zëvendësministrat e Mbrojtjes të Rusisë që nga viti 2024, në postin e zëvendëssekretarit të Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së Rusisë, raportuan të hënën agjencitë shtetërore të lajmeve në Moskë, duke cituar një dekret presidencial. Sipas të njëjtave burime, gjenerallejtënant Alexander Sanchik, i cili më parë ka shërbyer si komandant i rajonit jugor të Rusisë, është emëruar zëvendësministër i mbrojtjes, duke zëvendësuar Buligën.

Ndërkohë, vëmendje të veçantë ka tërhequr mungesa e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në mbledhjen vendimtare të Këshillit të Sigurisë javën e kaluar – një fakt që ka nxitur spekulime për tensione në marrëdhëniet e tij me Putinin. Në atë takim, presidenti rus u kërkoi zyrtarëve të tij të lartë të hartojnë propozime për një provë të mundshme të armëve bërthamore, ndërsa Lavrov, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij ndër vite, mungonte. Sipas një analize të Sky News, kjo mungesë “ngre pyetje të forta mbi pozicionin e diplomatit më të lartë të Moskës”.

Gazeta ruse Kommersant raportoi se mungesa e Lavrov ishte “e koordinuar”, megjithatë fakti ka shkaktuar valë thashethemesh në qarqet politike ruse. Dyshimet janë shtuar pas vendimit të Kremlinit për të dërguar një zyrtar më të ri në samitin e ardhshëm të G20, një rol që tradicionalisht i përkiste vetë Lavrovit. “Vetëm ky episod do të mjaftonte për të shkaktuar trazira, por në kombinim me ndryshimet në përfaqësimin diplomatik rus, lind pyetja nëse Lavrov është lënë mënjanë,” – shkruan Sky News. Kremlini është detyruar të mohonte publikisht çdo përçarje, por pa arritur të shuajë thashethemet për rënien e Lavrov në disfavor politik.

Sipas Financial Times, tensionet janë intensifikuar që kur Donald Trump anuloi një samit me Putinin në Budapest muajin e kaluar, pas një telefonate mes Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Gazeta britanike thekson se “kokëfortësia e Lavrov” në këtë komunikim shtyu Shtëpinë e Bardhë të shtynte takimin, duke e thelluar edhe më shumë përçarjen në majat e pushtetit rus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË DEBAT PËR HERË TË PARË DY RONALDOT/ CR7: Jam më i miri në Botë; “Fenomeni”: Nuk pajtohem me të…
Previous article EMRI/ U gjet pajetë pranë hekurudhës, identifikohet viktima në Peqin! Ishte larguar nga shtëpia...

s.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT