• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA RAMA-META/ Qeveria e re përballë një Presidenti të shkarkuar: Kush do firmosë në shtator?
Home
Politikë

PËRPLASJA RAMA-META/ Qeveria e re përballë një Presidenti të shkarkuar: Kush do firmosë në shtator?

5 August, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 Prillit, duke marrë 74 mandate deputetësh. Për të tretën hera radhazi kreu i PS-së Edi Rama do të jetë në pushtet.

Shtatori pritet ta gjejë vendin me Qeveri të ri, ku ministrat më pak të suksesshëm do të zëvendësohen me të tjerë.

Formimit të Qeverisë së re do t’i paraprijë asambleja e PS, e cila do të mblidhet në fund të muajit Gusht.

Ka qenë kreu i Grupit parlamentar  të PS, Taulant Balla, i cili pas zgjedhjeve ka zbardhur hapat që do të ndiqen për formimin e Qeverisë së re.

“Si praktikë, gjithmonë në Asamblenë Kombëtare të fund gushtit, kryetari i partisë i cili sipas rregullave të partisë sonë ka atributin për të bërë propozime konkrete”, ka thënë më herët Balla.

Ndërkohë pas zgjedhjeve kryetari i PS –së Edi Rama disa herë ka ftuar kreun e PD –së Lulzim Basha për bashkëqeverisje, ndonëse ky i fundit të paktën deri më tani nuk ka pranuar.

Por, nuk dihet nëse ende Basha do të mbajë të njëjtin qëndrim pas apelit të ambasadores amerikane Yuri Kim, për bashkëpunim.

Sido që të jetë Qeveria e re pas formimit duhet të dekretohet nga Presidenti. Dhe President është Ilir Meta,  i cili është shkarkuar nga Kuvendi më herët.

Pra do të shkojmë drejt  një situate, ku Kuvendi, ka shkrkuar Presidentit, Gjykata Kushtetuese ka shtyer vendimin për të dhe Qeveria e re duhet të dekretohet po nga Presidenti.

Për me tepër, nëse bëhet dekretimi, Qeveria duhet të betohet para Presidentit, që rezulton i shkarkuar nga Kuvendit.

Shkarkimi i Metës

Me 9 Qershor 2021, Kuvendi vendosi se Ilir Meta nuk duhet të vazhdojë të jetë President i Republikës.

Me 104 vota pro, 7 kundër e 3 abstenime u vendos shkarkimi i kreut të shtetit për shkelje kushtetuese. 114 deputetë morën pjesë në votim.

Kujtojmë se Ilir Meta u shkarkua nga detyra e Presidentit të Republikës edhe me votat e deputetëve të LSI-së, me votat e atyre që katër vjet më parë, para zgjedhjeve të vitit 2017-të ai vetë i përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë e që hynë në Kuvend, pas vendimit të Kryemadhit për t’i djegur mandatet.

Paraprakisht me, me 104 pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme u votua raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, çka i hapi rrugë votimit të fshehtë me kuti të deputetëve.

94 votat e nevojshme u siguruan e tejkaluan me mbështetjen e opozitës parlamentare por pavarësisht shkarkimit nga Kuvendi është Gjykata Kushtetuese që jep verdiktin.

Kjo e fundit e ka shtyrë për në Shtator shqyrtimin e çështjes Meta./cna.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Moderna: Efikasiteti 93% deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë
Previous article ZJARRET NË KOSOVË/ Përfshihen nga flakët Bjeshkët e Nemuna, era e fortë aktivizon disa vatra të reja

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT