• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËRPLASJA PËR PRONËN/ Lame: 2.5 milionë pasuri me probleme, ja si zgjidhen
Home
Ekonomi

PËRPLASJA PËR PRONËN/ Lame: 2.5 milionë pasuri me probleme, ja si zgjidhen

22 May, 2019 k.autor Ekonomi

Janë mbi 600 mijë pasuri, kryesisht në zonën bregdetare të jugut dhe të Thethit, të cilat nuk janë regjistruar nga Hipoteka.

Ndonëse duhet të ishte një proces i mbyllur me kohë, sot e kësaj dite kjo pjesë e hartës është ende me ngjyrë të kuqe. Por jo vetëm kaq, edhe atje kur procesi ka përfunduar, janë të pafundme problematikat e vërejtura.

Sipas kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, nga 3.8 milionë pasuri të regjistruara 2.5 rezultojnë me probleme. Gjatë një forumi të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Lame u parapriu shqetësimeve të ngritura nga biznesi mbi çështjet e pronësisë, duke vendosur gishtin mbi plagë.

“Pas tri dekadash të ndryshimit të sistemit, Thethi dhe gjithë bregdeti i jugut rezultojnë të paregjistruara. Pra, ende nuk kanë kaluar në regjistrim fillestar. Në 1 milion operacione që bën në vit Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, prej tyre rreth 500 mijë janë bosh, pra, që ti i jep qytetarit një informacion bosh dhe pas një jave e ke prapë te dera. Ne nuk mund të rregullojmë banakun kur mielli që shitet është i mykur. Janë rreth 600 mijë të paregjistruara, por nga 3.8 milionë pasuri të regjistruara, rreth 2.5 mln janë të regjistruara me probleme”, tha Lame. Më herët, kreu i Kadastrës ka paralajmëruar rishikimin e titujve të lëshuar si edhe nisjen e regjistrimit për zonën e bregdetit.

FORUMI

Për presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, këto probleme në mbaruara janë bërë dhe vijojnë të bëhen pengesë për investitorët. “Çështjet e pronave pengojnë investitorët, të cilët kanë një planifikim të qartë mbi investimet e tyre dhe kontrata mbi projektet strategjike”, vuri në dukje Jaço. Në përgjigje të kësaj sfide, Lame tha se zgjidhjet pritet të arrihen përmes finalizimit të tre hapave. “Hapi i parë ishte unifikimi i institucioneve, hapi i dytë përmbyllja e proceseve tranzitore dhe hapi i tretë është reformimi në themel i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, tha kreu i Kadastrës.

MBIVENDOSJET

Kur bëhet fjalë për problematikat e pronave, mbivendosjet kryesojnë listën. Të krijuara herë prej gabimeve hartografike, herë prej pasaktësive në regjistrim e herë prej krijimit të titujve të ndryshëm për të njëjtën pasuri, të gjitha rastet e konstatuara apo ato të cilat do të konstatohen në vijimësi, do të kalojnë përmes një skeme të re trajtimi. Sipas ligjit “Për Kadastrën”, kur pasuria e paluajtshme tokë, objekt i mbivendosjes, është zënë nga ndërtim, do të mbizotërojë titulli i pronësisë që i përket pronarit të ndërtimit. Pra, ai që posedon objektin, do të marrë edhe parcelën ndërtimore. Nga ana tjetër, për rastet fiktive të krijuara nga pasaktësitë hartografike apo gabimet që mund të jenë bërë gjatë hedhjes së të dhënave do të jetë institucioni i ri që do të marrë përsipër zgjidhjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË NË FUND/ Zbulohet origjina e kanabisit, ja si ndihmoi... (FOTO)
Previous article "GAME OF THRONES"/ Ja ngjarjet e VËRTETA që janë frymëzuar nga seriali i famshëm

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT