Vendimi i gjykatës për Dritan Dajtin që pranoi gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet ka krijuar dhe sjellë një sërë reagimesh nga të dyja anët e politikës.
Ndonëse akuzat janë të njëjta, të cilat dënojnë vendimin e gjyqtarëve krijohet sërisht një përplasje nga ana e opozitës e cila duket se nuk kënaqet kurrë.
Ministrja e drejtësisë Gjonaj dhe ministri I brendshëm Lleshaj patën një reagim njëri pas tjetrit me deklarata të forta mbi gjyqtarët.
Gjonaj: “Vendimi i gjykatës për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit është skandaloz dhe i papranueshëm. Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe përbën precedent të rrezikshëm. Qeveria dhe kjo shumicë as nuk e ka dhe nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë.”
Lleshaj: “Gjyqtarët meritojnë të bashkohen pas hekurave me klientët e tyre. Operacioni Forca e Ligjit është vendosur në veprim për të adresuar atentatin që i është bërë drejtësisë. Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e policisë derisa ky vendim të zhbëhet nga Gjykata e Lartë dhe autorët e këtij akti të pa shembull të përballen me ligjin.”
Pas tyre, reagon edhe PD që duke menduar se ka gjetur kleçkën e radhës shprehet se këto janë “lot krokodili”.
PD: “Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit.”
Nëse ministrat nuk do kishin reaguar, me siguri që opozita do e kishte ruajtur si një nga pikat shtesë, për të protestuar më 16 shkurt.
Përgatiti: AlpeNews.al


