• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA PËR AFATET/ Felaj: Opozita e përdori politikisht Komisionin e Inceneratorëve, shmangu dëshmitarët
Home
Politikë

PËRPLASJA PËR AFATET/ Felaj: Opozita e përdori politikisht Komisionin e Inceneratorëve, shmangu dëshmitarët

20 January, 2022 Delo.autor Politikë

Opozita dhe maxhoranca nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj thotë për Report Tv se opozita me qëndrimet e saj varrosi Komisionin Hetimor, për shkak se nuk u tregua e gatshme që brenda afatit kohor të punimeve të zbriste në terren për të hetuar inceneratorët, por edhe për të thirrur dëshmitarët.

“Plani i hetimit duhet të shtrihet brenda afatit 3 muaj, afati mbaron të premten që vjen dhe brenda kësaj kohe duhej të operohej nga Komisioni Hetimor. Në kohën e mbetur janë vetëm dy etapa që duhet të kryheshin, shkuarja në vend, ne edhe këtë e ofruam që gjatë ditës së sotme të shkonim dhe po kështu marrja e dëshmive të niste nga dita e premte dhe të përfundonte deri në momentin e fundit. Opozita nuk e pranoi këtë gjë. Opozita e vdiq komisonin për shkak të qëndrimit”, tha Felaj.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Felaj tha Partia Demokratike e ka përdorur Komisionin politikisht, madje iu shmang edhe ballafaqimit me dëshmitarët e thirrur pasi dhe nuk kanë argumente për tu përballur. “PD iu shmang këtij ballafaqimi, nuk janë të zotët, kanë kërkuar gjithmonë që këtë komision ta kenë si tekst për propagandën e tyre të ditës. Refuzuan ti bindeshin rregullores së Kuvendit”, vijoi Felaj.

Felaj pretendon se afati i punimeve të Komisionit mbaron më 24 janar, sipas rregullores së Kuvendit për komisionet parlamentare. Ajo theksoi se komisioni është ngritur më 28 tetor dhe afati i tij është vetëm tre muaj, madje pretendon se ky afat është kërkuar nga vetë opozita, nuk i është imponuar nga Kuvendi. “Detyrohet që ta ushtrojë veprimtarinë e tij brenda tre muajve, ishte një afat i kërkuar nga opozita jo i imponuar nga Kuvendi. Përderisa kërkuesit ishin ata, ligji u jep atyre të drejtën të thirrin mbledhjet, ne nuk i kemi penguar mbledhjet. Por nga 28 tetori 2021 janë zhvilluar 5 mbledhje, 2 të parat kane qenë për miratimin e rregullores dhe karakterit konstituiv, 3 kanë qenë mbledhje për kërkimin e të dhënave dhe verifikimin e tyre. Që prej datës 7 dhjetor PD s’ka qenë e interesuar ta mbledhë këtë komision”, u shpreh Felaj për Report Tv.

Deputetja Felaj komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme vendore. “PS shkon e përgatitur në këto zgjedhje dhe e qartë që këto zgjedhje do të ndodhin. Sot ka pasur një premtim publik nga kryeministri që pjesa më e madhe e atyre që do kandidiojnë në bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje do jenë gra. Synimi është të fitojmë, s’ka arsye përse të mos fitojmë. Edhe Shkodrën? Besoj se e gjithë përpjekja jonë për të fituar këto zgjedhje duhet të jetë në shenjë të një mandati të tretë që na dhanë shqiptarët”, thekson deputetja.

Në mbledhjen e djeshme opozita dhe maxhoranca nuk ranë dakord për shtyrejn e afatit të punimeve të Komsionit. PD kërkon shtyrjen deri më datë 24 shkurt, pasi pretendojnë se 3 javët e pushimit nuk përfshihen në afat. PS këmbëngul se sipas rregullores afati Komisionit përfundon më 28 janar, prandaj i bëri thirrje opozitës thirrje që t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe të zbresin në terren për të vëzhguar Inceneratorët dhe për të thërrasin dëshmitarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E 2.1 MILIONË DOLLARËVE NDIHMA NGA FIFA DHE UEFA PËR FSHF/ Veliaj: Më thoni një fushë që kanë bërë në Tiranë?
Previous article ZGJEDHJET LOKALE NË 6 BASHKI/ Patozi: Meta po i jep oksigjen Berishës, testi për dy forcat brenda PD

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT