• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përplasja në SHBA/ Trump “dhëmbë për dhëmbë” me prokurorin Mueller: Ja akuzat e forta
Home
Nderkombetare

Përplasja në SHBA/ Trump “dhëmbë për dhëmbë” me prokurorin Mueller: Ja akuzat e forta

18 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump po sulmon Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller, duke e akuzuar atë për njëanshmëri politike në hetimin e tij për lidhjet e zyrtarëve të fushatës zgjedhore të zotit Trump me Rusinë në vitin 2016 dhe për të përcaktuar nëse presidenti pengoi drejtësinë kur u përpoq të ndalte hetimin.

“Pse ekipi i Prokurorit Mueller ka 13 demokratë të betuar, disa përkrahës së Hillarisë mashtruese dhe asnjë republikan? Së fundmi u shtua edhe një demokrat tjetër … a mendon njeri se kjo është e drejtë? Megjithatë nuk ka pasur BASHKËPUNIM TË FSHEHTË”! tha zoti Trump në njërin prej disa komenteve të njëpasnjëshme në Twitter gjatë fundjavës, duke përmendur fitoren ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton dhe pakënaqësinë e tij ndaj hetimeve që po zhvillohen që nga ajo kohë.

Presidenti Trump la mënjanë faktin se të paktën gjatë një periudhe të caktuar zoti Mueller ishte i regjistruar si votues republikan dhe konsiderohet përgjithësisht në Uashington si një prokuror i paanshëm politikisht, hetimi i të cilit për fushatën e zotit Trump është mbështetur si nga demokratët ashtu edhe republikanë me peshë, të cilët në intervista të dielën shprehën miratimin për mënyrën se si po e kryen hetimin zoti Mueller.

Presidenti Trump sulmoi gjithashtu ish-drejtorin e FBI-së James Comey, që u shkarkua nga zoti Trump në maj të vitit të kaluar dhe ish-nëndrejtorin Andrew McCabe, që u pushua nga puna të premten në mbrëmje nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, me nxitjen e zotit Trump, 26 orë para ditës kur zoti McCabe do të dilte në pension, në momentin kur i plotësonte kushtet për të marrë pension të plotë.

Presidenti Trump tha se shënimet personale të zotit Comey dhe zotit McCabe lidhur me bisedat e tyre me të, ishin të fabrikuara.

Presidenti Trump tha se kishte “shpenzuar shumë pak kohë me Andrew McCabe, por ai nuk kishte mbajtur kurrë shënimet kur kishin qenë bashkë”.

“Nuk besoj, tha ai, se McCabe kishte mbajtur shënime, përveçse për të mbrojtur interesat e tij, dhe ndoshta i kishte shkruar më pas. E njëjta gjë me gënjeshtarin James Comey. A mund t’i quajmë “shënime të rreme?”.

Zoti Sessions e shkarkoi zotin McCabe pasi ra dakord me një hetim të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilin McCabe “i kishte dhënë informacion të paautorizuar medias dhe nuk kishte qenë i sinqertë, përfshirë nën betim, në disa raste”.

Zoti McCabe tha se zoti Comey ishte në dijeni për informacionin që ai I dha medias ndërsa shërbenin të dy si drejtues të FBI-së.(voa)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDOI/ Supermodelja Alessandra Ambrosio mbetet sërish vetëm
Previous article As Neymar, as Ronaldo, as Messi, por një ish-lojtar i Milanit futbollisti më i pasur në botë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT