• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA MES AZERBAJXHANIT DHE ARMENISË/ Rama APEL: Ulini armët dhe të nisim NEGOCIATAT
Home
Politikë

PËRPLASJA MES AZERBAJXHANIT DHE ARMENISË/ Rama APEL: Ulini armët dhe të nisim NEGOCIATAT

27 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, ka reaguar, pas luftimeve, të rinisura mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të kthehen në normalitet, ndërsa shton se askush nuk do viktima.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i viktimave të këtij konflikti të rritet më tej,”– shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se është mirë që mes dy vendeve të nisin negociatat.

Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.

Edi Rama mbështet plotësisht përpjekjet për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai shton se negociatat mes dy vendeve duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.

Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë arritur kulmin sot dhe përplasja më e ashpër po zhvillohet për rajonin e Nago-Karabakut, ku pikërisht gjatë ditës së sotme u shënuan 16 të vdekur dhe 100 të plagosur.

NATO bëri thirrje për armëpushim, ndërsa Turqia i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit. Ankaraja tha se Armenia duhet të tërhiqet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PORTA TEK SULMI/ Të skarcuar nga Barcelona dhe Reali, bëhen dy skuadra yjesh
Previous article ALFRED PEZA/ Java kur marrin fund enigmat për garën e 25 prillit

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT