• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRPLASJA” ME RAMËN/ Kryebashkiaku i Konispolit: Nuk do lëviz asnjë, nëse punon mirë. Faji është i drejtuesit…
Home
Politikë

“PËRPLASJA” ME RAMËN/ Kryebashkiaku i Konispolit: Nuk do lëviz asnjë, nëse punon mirë. Faji është i drejtuesit…

16 July, 2025 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, ka reaguar pas raportimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve.

Dule në reagimin e tij, ndër të tjera shkruan se kush punon mirë, nuk lëviz.

Ai shprehet se nëse vartësit nuk punojnë mirë, përgjegjësia kryesore është e drejtuesit.

“Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol.

Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndricim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo.

Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur.

Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe cdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj.

Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit s’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne.

Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në cdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve”, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTEGRIMI/ Berisha edhe kundër BE: 2030-ta, jo realiste! Drejtësia e re si në diktaturë, luftë të shkarkojnë prokuroren Gjeli
Previous article AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

s.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT