Ish kryeministri Berisha ndërhyn LIVE në emisionin “Opinion” mbi përplasjet me Ramën seancen e sotme në parlament.
“Para 1 jave tha se ke marrë një mesazh. Sot thotë se nuk kaloj Atlantikun. Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Unë e konsideroj veten një person privat. Nuk më është refuzuar asnjë vizë.
Para pak kohësh 2-3 vite më është thënë se pse nuk bën një vizitë dhe u kam thënë këto që po ju them ju.
Më kanë ardhur me dhjetëra ftesa, i kam refuzuar thuajse të gjitha. Unë kam dhënë dorëheqje dhe nuk më shkon mua nga një zyrë në një tjetër.
Kur më është sygjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi, e më thoshte duhet të shkosh, unë i kam thënë se unë nuk kam pse të shkoj.”


