• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA ME LELIN/ Flet Rama: Patëm një debat, për të vënë “pikat mbi i”. Pjesa tjetër fantazi për klikime duke krijuar lajme të rreme
Home
Politikë

PËRPLASJA ME LELIN/ Flet Rama: Patëm një debat, për të vënë “pikat mbi i”. Pjesa tjetër fantazi për klikime duke krijuar lajme të rreme

28 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë lidhur me debatin e aluduar që pati ditën e djeshme me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Rama nuk e mohoi përplasjen me Lelin, por tha se ishte një “debat konstruktiv, për të vënë pikat mbi i”, lidhur me disa biznese që operojnë prej vitesh në Zvërnec, dhe jo ashtu siç u raportua në disa media pranë opozitës.

Rama tha se Bashkia e Vlorës dështoi të informojë këto biznese se nuk do të preken nga operacionet e prishjes së ndërtimeve në bregdet.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë. Është e vërtetë që e kemi bërë në Zvërnec. Është e vërtetë që në atë zonë ka pasur një moment pakënaqësie të një sërë subjekteve që kanë investuar në infrastukturë të lehtë, mikpritje për turistët ditorë, dhe si rezultat i një keqkuptimi është krijuar ideja që ato struktura të lehta të ndërtuara në shumë vite do të prisheshin.

Ndërkohë që ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme nga Bashkia e Vlorës,” shpjegoi Rama.

Kryeministri tha se biseda mes tij dhe Lelit u zhvillua “e hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

“Kemi pasur një debat, një debat konstruktiv për të vënë “pikat mbi i” lidhur me shumëçka që duhet përmirësuar, sepse ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur, unë në radhë të parë asnjëherë nuk jam i kënaqur me punën time jo më me të tjerët, përfshi edhe Dritanin, për të cilin kam shumë respekt për shumëçka, por për të cilin ashtu si edhe shumë të tjerë, kërkoj edhe më tepër.

Më vjen mirë që biseda u zhvillua në mënyrë të hapur, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe kam shumë besim që si rezultat i atij debati dhe i konkluzioneve të arritura bashkarisht të gjithë do të përmirësojmë më tutje punën për këtë qytet dhe për Bashkinë e Vlorës, që ku patjetër është bërë një ndryshim i pamohueshëm nga askush,” tha kreu i qeverisë.

Raportimin në media se përplajsa erdhi për shkak të rënies së mbështetjes ndaj PS dhe Ramës në Vlorë në nivelin 30%, kryeministri e quajti si lajm të rremë.

“Këto janë zhvillime shumë të natyrshme të fantazisë dhe nevojës për të bërë klikime duke krijuar lajme të rreme. Nuk ka asnjë të vërtetë nga këto, sepse në Vlorë kemi pasur dhe kemi një mbështetje shumë të madhe, që vjen si rezultat i shumëçkaje por edhe i punës që kemi bërë,” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDERBEU-TIRANA/ Dy gola për 5 minuta, Majkëll Ngo ndëshkon i vetëm "korçarët" (VIDEO)
Previous article "ËSHTË MIRË KUR SHËNON VETË"/ Pas shëtitjeve me varkë, Meta luan...futboll në plazh

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT