Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi njoftoi mbërmjen e sotme se kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor me të drejtë vote në zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së. Në një dalje për mediet ai deklaroi se meqënëse nuk do të jetë më kryetari i FRPD-së, procesi i zgjedhjeve do të organizohet nga sekretari i përgjithshëm i Forumit Rinor, Grigels Muçollari.
Këllici: Unë do jem anëtari i FRPD.Vendmi i sotëm është marrë në të njëtën procedurë, unë po ju njoftoj se në vitin 2015 më 13 tetor është udhëzimi që çel procesin e zgjedhjeve në FRPD, i fimosur nga Gerti Bogdani. Autoriteti që mund të çelë zgjedhjet në FRPD, është kreu i strukturës. Procesin e zgjedhjeve në FRPD do ta organizojë sekretari i përgjithshëm i FRPD.
Kryesia vendosi i hapjen e procesit zgjedhor me të drejtë vote në zgjedhjet e FRPD. 15 nëntor deri ne 20 gusht, mbyllen anëtarësimet e reja me të drejtë vote. Do ta cojmë këtë proces përpara. Ftoj të rinjtë të bëhen pjesë e forumit rinor. Kemi mundësinë ta ccojmë përpara.
Më herët kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi nisjen e procesit për zgjedhjet në strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së, gjë që fillimisht u kundërshtua nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i cili i quajti “nul”zgjedhjet e propozuara nga Basha.


