• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA ME ARMË NË KORÇË/ Ish-polici do vriste për BORXHIN. Pse përfundoi në pranga edhe i plagosuri
Home
Breaking News

PËRPLASJA ME ARMË NË KORÇË/ Ish-polici do vriste për BORXHIN. Pse përfundoi në pranga edhe i plagosuri

30 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tentuan të vrasin të riun me armë zjarri, dy persona në pranga. Policia ka zbardhur ngjarjen që tronditi qytetin e Korçës pasditen e së shtunës, ku pati një përplasje me armë para bashkisë, ku gjithçka dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi të pashlyer.

Daniel Morava, 43 vjeç, dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi janë takuar me Erion Hoxhallarin për t’i kërkuar kthimin e një borxhi që ky i fundit i kishte marrë djalit të 49-vjeçarit Agolli, ka nisur një debat, që u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, pak metra larg godinës së Bashkisë Korçë dhe vetë Komisariatit të Policisë së Korçës, gjë e cila ka shkaktuar panik te qytetarët.

Gazmend Agolli, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, në sherr e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 37-vjeçarit Hoxhalari duke e lënë të plagosur. Ky i fundit, pavarësisht se ka arritur të mbijetojë, nuk ka pranuar të bëjë denoncim në Polici, duke u përpjekur të fshehë ngjarjen. Zyrtarisht, Policia thotë se konflikti ka ardhur për motive të dobëta, duke mos pranuar të japë detaje të hollësishme. Ndërkohë, pak pas ngjarjes, përveç arrestimit të dy autorëve në flagrancë, në pranga përfundoi dhe i plagosuri me akuzën “moskallëzim krimi”.

“Në vijim të informacionit datë 28.07.2018, i cili bënte fjalë për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Daniel Morava, 43 vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Nr. 7, në rrugën ‘Floresha Myteveli’, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gazmend Agolli ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Erion H, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur Policia.

Forcat e rendit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit. Nga ana tjetër, sqarohet se vetë i plagosuri, Erion Hoxhallari, është vënë në pranga pasi është përpjekur të fshehë ngjarjen.

“Po gjatë veprimeve hetimore të kryera, u bë dhe arrestimi i shtetasit të plagosur Erion H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale ‘Moskallëzimi i krimit’ lidhur me këtë ngjarje”, shton Policia.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetim të mëtejshëm, ndërsa mësohet se ndaj ish-policit Gazmend Agollit do të rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa për Daniel Morava “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim.

BORXHI 

I plagosuri Erion Hoxhallari, pak kohë më parë, ka pasur një konflikt me djalin e Gazmend Agollit, ish-punonjësit të Policisë. Shkak është bërë moskthimi i një borxhi të vjetër që 37-vjeçari i kishte Donadel Agollit, 26 vjeç. E gjithë kjo histori kulmoi të shtunën, kur Gazmend Agolli qëlloi me armë në drejtim të 37-vjeçari Hoxhallari. Dyshohet se ish-polici ka tentuar që të qëllojë dhe në drejtim të një personi tjetër me inicialet A.Q, por i është bllokuar arma. Pas të shtënave, Daniel Morava ka larguar armën nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar. Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë edhe për katër shtetas të tjerë të përfshirë në ngjarje, shtetasit me iniciale E.S, M.A , A.Q dhe E. T.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE SPEKTAKOLARE/ Shikoni "puthjen" e reve në qiellin e muzgut (FOTO)
Previous article “Mjeshtër i aktrimit”/ Neymar rrëfen të vërtetën e “akrobacirave” në fushë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT