Policia e Vlorës ka arrestuar Juxhino Aliajn, i njohur edh me mbiemrin Todi. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin Elton Nikaj.
Aliaj u përfshi në përplasjen e një jave më pare me efektivin e “Delta Force” Lisien Myrtaj. Arrestimi i tij është bërë në një kafe në qytet.
Sakaq, efektivi Lisien Myrtaj u arrestua disa ditë më parë, më pas u lirua nga Gjykata e Vlorës. Ngjarja ndodhi më 29 prill në lagjen “10 Korriku”. Shkak i përplasjes dyshohet se ishte konflikti që Aliaj dhe efektivi kishin për një vajzë.
Në dëshminë e tij, efektivi ka thënë se ishte Juxhini ai që i tha ‘hajde pak te makina” dhe më pas i ka nxjerrë armën të cilën e mbushi. Myrtaj tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por brenda rregullave të uniformës policore.
Efektivi i policisë qëlloi shtatë herë në drejtim të Aliajt, ndërsa ky i fundit, i cili u arrestua sot, u shpëtoi plumbave


