• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA ME 2 TË PLAGOSUR NË VORË/ Policia: Ergest Hoxha tentoi të vriste vëllain e vogël të oficerit të ushtrisë
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASJA ME 2 TË PLAGOSUR NË VORË/ Policia: Ergest Hoxha tentoi të vriste vëllain e vogël të oficerit të ushtrisë

24 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Vorë, ku mbetën të plagosur 2 persona. Nga hetimet paraprake, policia thotë se 34-vjeçari Ergest Hoxha i është afruar makinës ku ndodheshin dy vëllezërit Kidi Muzhaqi dhe Ermal Muzhaqi (24 dhe 27 vjeç) dhe ka tentuar të vrasë më thikë 24-vjeçarin.

Në këtë moment reagoi vëllai i tij 27-vjeçar i cili e qëlloi me armën e shërbimit, duke qenë se ishte oficer ushtrie dhe e plagosi 34-vjeçarin Hoxha. I plagosur mbeti edhe 24-vjeçari Kidi Muzhaqi. Në njoftimin për mediat, policia thotë se motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërsa si oficeri 27-vjeçar ashtu sikurse 34-vjeçari Hoxha u vunë në pranga.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan Ermal Muzhaqin, 27 vjeç dhe Ergest Hoxhë 34 vjeç, të dy banues në Vorë. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, Ergest Hoxha i është afruar automjetit me drejtues Ermal Muzhaqin dhe pasagjerë Kidi Muzhaqin dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë Kidi Muzhaqin. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, Ermal Muzhaqi (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, Ergest Hoxha. Kidi Muzhaqi dhe Ergest Hoxha ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit”, tha policia në njoftimin për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në qytet, arrestohet i riu në Shkodër
Previous article RISITË NË ARSIMIN PROFESIONAL/ Rama: Duhet reformë jetike, kemi 4 mijë vende të lira në këtë sistemin

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT