• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA/ Lulzim Basha: Të vetmen besë me Sali Berishën e lidha kur isha 17 vjeç
Home
Politikë

PËRPLASJA/ Lulzim Basha: Të vetmen besë me Sali Berishën e lidha kur isha 17 vjeç

14 November, 2021 F.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha u është kthyer edhe njëherë akuzave të Sali Berishës, pasi ky i fundit e cilësoi si besëprerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se e vetmja besë që ka lidhur me Sali Berishën është ajo kur ka qenë 17 vjeç, për angazhimin e tij pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët dhe për Shqipërinë.

Sipas Bashës, kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes tij dhe Sali Berishë, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, apo për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cënoheshin interesat personale.

“Të vetmen besë që kam lidhur me Sali Berishën, që ditën e parë që i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit kur kam qenë vetëm 17 vjeç, ishte për angazhimin dhe përkushtimin tim pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë. E njëjta besë ka qenë edhe në 2005, kur u angazhova me gjithë forcat e mia për fitoren e Partisë Demokratike, e më pas për përmbushjen e projekteve që ndryshuan njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, të cilat i rikthyen dinjitetin shqiptarëve. Kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes meje dhe Sali Berishës, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cënoheshin interesat personale. Që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Besa ime është për ta dhe për çdo demokrat, siç ka qenë ditën e parë”, shkruan Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTO GP/ Lamtumirë legjendë, shihni momentet e fundit të "Doktor" Rossit (VIDEO)
Previous article "ME ZEMRËN E DONALDIT"/ Ja reagimi i Borës pas komentit të Elita Rudit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT