• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA E VELIAJT ME DADON/ Avokati i kryebashkiakut: Ka qenë seancë plot debate. E kam të vështirë të…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASJA E VELIAJT ME DADON/ Avokati i kryebashkiakut: Ka qenë seancë plot debate. E kam të vështirë të…

25 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Iburgosur prej 14 ditësh me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po bën traditë publikimin e postimeve të gjata në faqen e tij në “Facebook”, të mbushura me fyerje dhe kërcënime në adresë të prokurorit Olsi Dado, por edhe të gjyqtarit të masës së sigurisë, Erjon Bani.

Të hënën, Veliaj publikoi një imazh, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të dialogut të ndodhur në sallë e gjyqit. “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!”, shkroi Veliaj.

Në faksimilen e transkriptit të publikuar nga Veliaj, prokurori Olsi Dado pretendohet t’i ketë thënë atij: “Ndyrësirë”.

Por e pyetur nga BIRN, Gjykata e Posaçme e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke deklaruar se transkripti i seancës i publikuar nga Veliaj nuk ishte i vërtetë.

“Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj në rrjetin e tij social “Facebook” është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga BIRN.

Gjykata shtoi se ndryshe nga sa pretendon kryebashkiaku në Facebook, fjala “ndyrësirë” nuk është përdorur në asnjë rast.

“Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim, Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment,” thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Posaçme.

Në një reagim të ngjashëm, edhe SPAK mohoi vërtetësinë e procesverbalit të publikuar nga Veliaj. “Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, thuhet në njoftimin e SPAK, të cilit i bashkëlidhet pjesë nga procesverbali i saktë i seancës.

I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

“Unë i kam vënë në dispozocion klientit audion e seancës. Transkriptimi i saj është bërë nga persona të tjerë. Seanca e datës 12 shkurt ka qenë plot debate, përtej sferës juridike, ndaj e kam të vështirë të jem i saktë për çdo term që ka përdorur prokurori ndaj klientit në seancë,” tha Beta për BIRN.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK, Olsi Dado./BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MORËM 2 MAKINA TË VJEDHURA"/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Bujar Çelës: Erdhi Alibej, e dija ku pinte kafe
Previous article "TI JE MË SHEIK SE SHEIKU"/ Rama i kthehet qytetarit: Unë jam këtu për të marrë hak…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT