• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MORËM 2 MAKINA TË VJEDHURA”/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Bujar Çelës: Erdhi Alibej, e dija ku pinte kafe
Home
Breaking News

“MORËM 2 MAKINA TË VJEDHURA”/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Bujar Çelës: Erdhi Alibej, e dija ku pinte kafe

25 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer në gjyq detaje tronditëse për vrasjen e Bujar Çelës, duke zbuluar se si u organizua atentati dhe roli i personazheve të përfshirë, si Alibej dhe Julian Hoxhaj.

Dumani tregon se përgatitja e vrasjes përfshinte përdorimin e dy makinave të vjedhura dhe vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, duke zbuluar gjithashtu se Alibej kishte instaluar kamera në zonë për të monitoruar çdo lëvizje.

Rrëfimi i Dumanit tregon lidhjen e ngushtë me krimin dhe mënyrën se si veprimet e tij u mbështetën nga informacionet që vinin nga personat afër tij.

Dumani: Alibej vendosi edhe disa kamera në një pallat aty. Në vazhdimësi më sillte foto, përmes SKY.

Hasa: Çfarë marrëdhënieje kishte Alibeaj me Julian Hoxhajn?

Dumani: Shoqërore. Alibeaj e paguante për informacionet që i sillte Julian Hoxhaj. I jepte lekë. Njëherë më ka thënë Erioni që i ka dhënë 20 mijë euro.

Hasa: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit?

Dumani: Informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinat e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatorë, një instruktor palestre. Ajo na jepte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.

Hasa: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt?

Dumani: Erion Alibej e mori.

Hasa: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe cila ishte arsyeja?

Dumani: Ishte vendosur më herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën.

Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem, mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.

Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati, morëm dy makinat që kishim në dispozicion, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. I dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë.

Unë nuk i shkova tek shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cerrikut. Unë ju thashë: “Ore, ai do dalë për kafe”. Kthyem dhe pasi furnizuam mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Hasa: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?

Dumani: Po.

Hasa: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkëshorten e Xhulianit?

Dumani: Me SKY.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET VRASJA E 67-VJEÇARIT NË KURBIN/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ja motivi i krimit
Previous article PËRPLASJA E VELIAJT ME DADON/ Avokati i kryebashkiakut: Ka qenë seancë plot debate. E kam të vështirë të…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT