Një e re ka përfunduar në pranga pasi kishte përplasur një të mitur me makinën e saj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, në flagrancë është arrestuar 30-vjeçarja E.Veliko, banuese në Sarandë.
Veliko, në vendin e quajtur ”rreth-rrotullimi tregu i fruta perimeve”, ka aksidentuar një fëmijë të mitur me mjetin tip ”Nissan” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
E reja tashmë do të përballet në gjykatë me akuzat për ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Largim nga vendi i aksidentit”./tvklan.al


