Një aksident ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shkozës në Tiranë, ku dy motorë janë përplasur me njëri tjetrin.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve, i cili ndodhet në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.02.2021, rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës, janë përfshirë në përplasje mjeti motorr me drejtues H. H, me mjetin motorr me drejtues F. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.