Del fotoja e biznesmenit Behar Sofia, që u vra mëngjesin e sotëm në Tiranë. 66-vjeçari me tre emra është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital
Viktima Behar Sofia, i njohur si ‘Padrino i drogës” nuk është një emër i panjohur në botën e krimit, pasi del në ngjarjen e gushtit 2009, ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Policia njoftoi se me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramidës është konstatuar nga shërbimet e Policisë shtetasi Behar Sofia, 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.