• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLAJSE NË KUVENDIN E KOSOVËS/ LVV krenohet për performancë ekonomike, opozita ngre akuza për manipulim
Home
Rajon

PËRPLAJSE NË KUVENDIN E KOSOVËS/ LVV krenohet për performancë ekonomike, opozita ngre akuza për manipulim

12 September, 2024 s.autor Rajon

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor nisi me përplasje mes pozitës dhe opozitës rreth situatës ekonomike, por edhe të sektorëve të tjerë.

Lëvizja Vetëvendosje tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti armën e saj më të fortë e ka pasur performancën ekonomike gjë që nxiti reagimin e opozitës.

“Po mos të ishim ne iu them me përgjegjësi të plotë se 1 miliard euro në buxhetin e shtetit nuk do të ishin dhe rrjedhimisht i gjithë financimi i shtesave për fëmijë dhe i gjithë financimi për ushtrinë do të mungonte”, tha Armen Muja.
“Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro dhe sot ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës. Po zotëri, po qysh i keni marrë këto miliarda? I ke marr prej xhepave të qytetarëve”, u shpreh Hykmete Bajrami nga LDK.

Përpjekja e deputetit Muja të Vetëvendosjes për të replikuar me Bajramin e LDK-së u tentua të pengohej nga opozita të cilët e akuzonin deputetin e mazhorancës për manipulim me shifra.

Partia Demokratike e Kosovës drejtoi akuza për mungesën e librave shkollorë për nxënësit kosovarë duke thënë se në asnjë vit që kur Vetëvendosje është në pushtet, viti shkollor nuk ka nisur mbarë.

“Edhe këtë vit sikur vitin që shkoi, dështimi për të siguruar mjete apo tekste shkollore për mbi 250 mijë nxënës u përsërit, por këtë vit me dashje dhe me plot vetëdije”, u shpreh deputetja Eliza Hoxha.

“Pavarësisht premtimeve për reforma dhe zhvillim ekonomik, ne kemi parë një stangim në sektorët kyç siç është arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura”, deklaroi Bytyçi.

Debati pati edhe për gjendjen në shëndetësi dhe për koston e librave shkollorë për minoritetet. Kuvendi ndërpreu punimet në mungesë kuorumi për t’i vijuar ato në një ditë tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUNOVA PËR TË SHLYER BORXHIN"/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 20 muaj burg shqiptari
Previous article 11 HUMBJE JETE NGA ETHET E NILIT PERËNDIMOR/ Mbi 70 persona të infektuar, ja si paraqitet situata

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT