• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRPJEKJA MË E MADHE, REFORMA NË DREJTËSI”/ Yuri Kim: Nuk është vetëm për integrimin e Shqipërisë në BE, por…
Home
Politikë

“PËRPJEKJA MË E MADHE, REFORMA NË DREJTËSI”/ Yuri Kim: Nuk është vetëm për integrimin e Shqipërisë në BE, por…

12 May, 2022 F.autor Politikë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për rëndësinë e realizimit të reformës së drejtësisë në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Kim deklaroi se kjo reformë nuk kërkohet vetëm për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe se këtë e kërkojnë vetë qytetarët shqiptarë.

Ambasadorja Kim: Ka shumë fusha që kanë nevojë për përparim dhe, sigurisht, këtë e shihni në raportet që botojmë nga Departamenti i Shtetit dhe në raporte të tjera ndërkombëtare. Nuk janë të fshehta. Jemi shumë të qartë publikisht dhe privatisht me Qeverinë Shqiptare lidhur me fushat ku duam të mbështesim më shumë përmirësim.

Eni Vasili: Cilat janë këto?

Ambasadorja Kim: Për shembull, përpjekja e madhe për vitet e fundit ka qenë reforma në drejtësi. Kjo vazhdon të jetë një fushë që është një fokus parësor për ne si dhe për europianët. Dhe, nuk është thjesht sepse kërkohet për anëtarësimin në BE apo se e duam ne, Shtetet e Bashkuara, për miken dhe partneren tonë Shqipërinë, por sepse është ajo që populli shqiptar, qytetarët e zakonshëm shqiptarë duan më shumë. Mendoj se e shihni po aq sa edhe unë në sondazhe. Sigurisht e dëgjoj kur udhëtoj në vend, kur flas me njerëz të zakonshëm për ato që kanë në mend. Flasin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Flasin për vende pune.

Të rinjtë gjithmonë flasin për vende pune, apo jo? Dhe ç’më thonë? Më thonë se kanë gjithë shkollimin, e duan vendin e tyre, duan të qëndrojnë, por nuk mendojnë se kanë një shans të drejtë. Kjo është çështje e korrupsionit. Është një çështje e korrupsionit. Bizneset janë të interesuar për Shqipërinë. Gjithë kohën ka biznese amerikane që më kontaktojnë tani për shkak se shohin Bechtel dhe Exxon dhe Excelerate. Por çështja është që nuk janë të qartë për rregullat dhe mendoj se kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor që provon se ndjekjet penale dhe gjykimet në gjykata janë të qarta dhe të pastra dhe në përputhje me ligjin, si në pjesën tjetër të Europës dhe në Amerikë, do të vijnë më shumë biznese. Do të ketë më shumë vende pune për shqiptarët dhe amerikanët.

Përpos kësaj, kur korrupsioni të eliminohet dhe njerëzit të ndjejnë se e merr një vend pune sepse je i kualifikuar, jo sepse je nipi i këtij apo atij dhe vajza e këtij apo atij, gruaja e këtij apo atij dhe burri i kësaj apo asaj, por e merr bazuar në merita. Ky vend ka kaq shumë talent dhe ne si Shtetet e Bashkuara urojmë që korrupsioni, krimi i organizuar, gjykatat e korruptuara të eliminohen në mënyrë që potenciali, madhështia e popullit shqiptar të çlirohet, në mënyrë që të jeni edhe një mik më i mirë dhe një partner më i mirë për ne.

Eni Vasili: A është Shqipëria në rrugën e duhur për ngritjen e këtyre institucioneve për të cilat ju folët?

Ambasadorja Kim: Kjo është një rrugë shumë e vështirë por ne besojmë se jeni në rrugën e duhur dhe e shihni këtë të reflektuar në raportimet tona, e shihni të reflektuar në progres-raportet e BE-së. Sigurisht, edhe një herë, nuk do të thotë se çdo gjë është 100% dhe çdo gjë shkon sahat. Është e qartë që ka fusha ku duhet përparim dhe prandaj themi se, për shembull për reformën në drejtësi, nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por patjetër po bën përparim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E RAMËS PËR SPAK/ Yuri Kim: Reforma do jetë e suksesshme kur të mos ketë politikanë që kërkojnë ndjekje penale
Previous article E BËN FAKT/ Spanja ofron 3 ditë pushim për gratë që vuajnë nga menstruacionet e dhimbshme

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT