Policia italiane ka arrestuar një shqiptar për përndjekjen e një italianeje në Caldonazzo.
Bëhet fjalë për 41-vjeçarin me iniciale A.G, i cili prej kohësh ushtronte presion ndaj një gruaje që të lidhej me të.
Gruaja italiane u mundua ta mbante si shok shqiptarin, por pas presioneve të herëpashershme e kallëzoi atë në polici.
Gjatë rrëfimit në polici gruaja tha se ishte detyruar të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe zakonet për të shmangur përndjekjen e shqiptarit.
Autoritetet e shtetit fqinj menjëherë vunë në pranga shqiptarin, ndaj të cilit më pas u mor masa ‘arrest shtëpie’.


