Një 37-vjeçar italian është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nën akuzë për përndjekjen e një 16-vjeçareje.
Sipas policisë, ai është akuzuar nga një 16-vjeçare se e ka përndjekur dhe e ka bezdisur prej disa kohësh. Denoncimi është bërë nga e mitura dhe prindërit e saj pasi italiani e ndiqte ngado vajzën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. A., 37 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase 16-vjeçare.


