Motit me reshje të dendura, që solli edhe përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, nuk i shpëtoi as kryeqyteti.
Madje, mbrëmjen e kaluar, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua tërësisht, ndërsa mëngjesin e sotëm u bë i munduar kalimi vetëm në njërin krah të autostradës.
Top Channel ka siguruar pamje me “dron” nga autostrada, në të cilat shikohet gjendja e autostradës si dhe bizneseve aty pranë.






