• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET NË SHKODËR/ Berisha konferencë për mediat: Kjo fatkeqësi nuk është ‘dorë’ e Zotit, por e robit hajdut
Home
Politikë

PËRMBYTJET NË SHKODËR/ Berisha konferencë për mediat: Kjo fatkeqësi nuk është ‘dorë’ e Zotit, por e robit hajdut

21 November, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për media në Shkodër, duke marrë shkas nga situata e shkaktuar nga përmbytjet.

I pari që mori fjalën ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili tha se situata është shumë problematike, ndërsa paralajmëroi orë edhe më të vështira.

“Aktualisht situata mbetet serioze për komunat Guri i Zi, fshati Kuç konkretisht, edhe në disa lagje në Shkodër. Edhe në zonën e nën Shkodrës mbetet problematike… Nuk kemi pasur asnjë informacion për hapjen e portave të hidrocentraleve”, tha Spahia.

Nga ana tjetër Berisha tha se situata në Shkodër është krijuar nga “dora e njeriut”, duke bërë përgjegjës qeverinë për mosmarrjen e masave.

“Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por është krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dorë e Zotit, por e robit hajdut. E them këtë sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ndodhi? Gjatë këtyre ditëve që ta dinë qytetarët, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë me 226 euro megavat në bursë, në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit.

Sot Edi Rama fajin e gjen tek media dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë. Një javë më parë instituti i gjeoshkencës, i ka dërguar në zyrtar e vendimarrësve kryesorë, sinoptikën duke informuar se do ketë reshje të fuqishme në alpe dhe se duhet të merren masa”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ Pezullimi i mësimit në shumë shkolla, reagon ministrja Kushi: Jo vetëm për “faj” të…
Previous article "ZOTI NA KA THA ZEMRAT"/ Tragjedia në Malësinë e Madhe, vajza dhe të afërmit e viktimave bëjnë DEDIKIME prekëse

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT