• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET NË PAKISTAN/ Qeveria shpall emergjencë kombëtare
Home
Nderkombetare

PËRMBYTJET NË PAKISTAN/ Qeveria shpall emergjencë kombëtare

27 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore.

Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë. Të premten, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se 33 milionë njerëz ishin prekur nga përmbytjet – rreth 15% e popullsisë.

Vendi ka bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare dhe Sharif zhvilloi një takim me ambasadorët e huaj në Islamabad. Ai tha se humbjet e shkaktuara nga përmbytjet këtë sezon ishin të krahasueshme me ato të përmbytjeve të viteve 2010-11. Më herët, ministrja për klimën Sherry Rehman tha se vendi po kalonte ciklin e tetë të reshjeve sezonale “ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shirash”.

Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin, duke shkatërruar më shumë se 400.000 shtëpi në të gjithë vendin. Të paktën 184.000 njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare, bëri të ditur të enjten agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive.

Pakistani jugor është goditur më së shumti nga shirat – veçanërisht rajoni i Sindh. Ministrja Rehman tha të enjten se autoritetet lokale kishin kërkuar një milion tenda për të strehuar njerëzit e zhvendosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAHET FESTIVALI I PARË I SKULPTURËS NË RËRË/ Pamjet e veçanta nga bregdeti i Velipojës
Previous article FOTO NUDO DHE 5 MIJË EURO S*KS/ Pas skandalit të bujshëm, Arta Nitaj provokon nga palestra: Ata nuk…

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT