• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYTJET NË ITALI/ “Kam bukë edhe për nesër”, shkrimtari shqiptar rrëfen situatën e rëndë në Reggio Emilia
Home
Sociale

PËRMBYTJET NË ITALI/ “Kam bukë edhe për nesër”, shkrimtari shqiptar rrëfen situatën e rëndë në Reggio Emilia

23 May, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Reggio Emilia në Itali, një nga zonat më të fuqishme ekonomike të vendit është përmbytur duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe 14 humbje jetësh. 36 mijë persona janë evakuuar ndërsa të tjerë ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre. Në mesin e këtyre të fundit gjendet edhe shkrimtari Ismet Mehmeti, i cili në një lidhje “Skype” me “Rudina” në Tv Klan përshkruan situatën e vështirë të rajonit dhe mungesën e ushqimeve.

‘Ravenna është provinca më e prekur në Emilia Romagna për shkak të këtij përqendrimi të madh të reshjeve në 2-3 ditë që krijoi një tejngopje të lumenjve. Ravenna ka 6 lumenj rreth e rrotull, 2 nga të cilët u tejmbushën dhe u zbrazën rreth provincës. Duke përjashtuar vetëm qendrën e qytetit ku ndodhem unë, ku jemi të mbyllur në shtëpi brenda, e gjithë provinca përreth, zona industriale rreth e rrotull është përmbytur. Sot një nga miqtë e mi më tha se rreth 3000 makina janë përmbytur, janë zhdukur dhe nuk dihet se ku janë, përveç dëmeve të mëdha që foli gazetarja me të drejtë sepse gjithë Emilia Romagna është një zonë që është dëmtuar jashtëzakonisht.

E vetmja që nuk është prekur është qendra e qytetit sepse kjo qendër e ndërtuar rreth viteve 1500 me 4 hyrje kryesore është më e ngritur se pjesa tjetër dhe ka një sistem drenazhimi shumë të lartë. Gjithë pjesa tjetër, siç u pa në pamjet që paraqitët, është vërtet alarmante. Dje këtu ishte edhe kryeministrja jonë Giorgia Meloni dhe unë pata rastin që ta kem pranë makinës ku kalova, veshur me ato çizmet e gjata, gjithnjë pranë njerëzve, është shumë dinamike në punën e saj. Kjo është situata për të ardhur keq, por gjëra që ndodhin.

Për ushqime jemi në mëshirë të Zotit, sepse prej një jave këtu në Ravenna nuk futen dot kamionët dhe ne që jemi brenda qendrës historike të qytetit, jemi të detyruar të përdorim rezervat që kemi patur para një  jave, sepse të gjitha supermarketet e mëdha të qytetit janë thuajse të boshatisur. Gjendja është vërtet shumë shumë e rëndë. Një miku im që më pyeti nga Shqipëria, i thashë kam bukë edhe për nesër, për pasnesër, në qoftë se do vazhdojë gjendja, do ngre duart lart…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Historia tragjike e Gjyshërve Bektashianë: Mehmet Shehu shkoi për inspektim në burgun e Tiranës dhe i tha...
Previous article E TRISHTË/ Aktori i njohur ndërron jetë vetëm disa ditë para ditëlindjes

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT