• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET/ Meloni: Kemi gati 100 milionë eurot e para për rajonin e Emilia Romagna
Home
Nderkombetare

PËRMBYTJET/ Meloni: Kemi gati 100 milionë eurot e para për rajonin e Emilia Romagna

22 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, braktisi punimet e samitit të G7-s në Japoni për t’u kthyer në krye të detyrës në Romë, në një kohë kur rajoni i Emilia-Romanga po përjeton një krizë humanitare pas përmbytjeve që vijojnë prej një jave.

Menjëherë pas rikthimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet, duke akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.

“Pas të gjitha takimeve dhe inspektimeve, ne kemi shumë besim. Ne kemi një marrëveshje me qeverinë. Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, do të kemi nevojë për rimbursime 100%“, tha dje guvernatori i Emilia-Romagna, Stefano Bonaçini, teksa përshëndeste Giorgia Meloni në kthimin e saj në Romë.

Harta e programit për këto investime është gati dhe 10 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maj dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 20 milionë të tjera, për të cilat do të japë nesër “OK” Këshilli i Ministrave, siç Meloni njoftoi nga Ravenna.

Në realitet, dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë dhe do të ndahet në dy faza.

“Masat e para”, – shpjegoi Meloni – “do të shërbejnë për emergjencën dhe për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga pagesa e taksave”.

“Moratoriumi i taksave dhe kontributeve, po flasim për ngrirjen deri më 31 dhjetor të pagesave të taksave. Dhe pezullimi do të ketë të bëjë edhe me detyrimet dhe proceset e korporatave. Pastaj do të punojmë për kompensimin dhe rindërtimin. E gjithë kjo sipas hartës së bashkive të prekura (e ashtuquajtura “zona e kuqe”) dhe vlerësimi i dëmit”, shtoi kryeministrja italiane.

Fondi gjithashtu do të përfshijë rikthimin në normalitet të rrugëve provinciale, shkollave komunale dhe ndihma për bujqësinë.

Pavarësisht se është e konsiderueshme, shuma duket e pamjaftueshme dhe sipas Qarkut do të nevojiten mbi një miliardë euro, ndaj teknikët e Ministrisë së Ekonomisë janë duke punuar për të gjetur zgjidhje nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të buxhetit dhe ndihmave nga BE-ja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET SEANCA PËR INCENERATORIN E FIERIT/ Zbulohet kërkesa e bankës së Nivelit të Dytë për pasuritë e sekuestruara të Lefter Kokës
Previous article AKSIDENTI ME DY TË PLAGOSUR NË SHKODËR/ Arrestohet 20-vjeçarja që drejtonte “Porsche”

s.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT