• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përmbytjet/ Kjo është situata në shkallë vendi deri në orën 16:00
Home
Sociale

Përmbytjet/ Kjo është situata në shkallë vendi deri në orën 16:00

1 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrisë ka shpërndarë një komunikatë për mediat ku pasqyrohet situata e rreshjeve dhe përmbytjeve në shkallë vendi, deri në orën 16:00. Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë.

Komunikata e plotë:

Situata e reshjeve vijon të jetë shumë e rënduar.

Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale. Ushtarkët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gajtë këtij procesi.

Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha.

Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave garanton qytetarët dhe opinionin publik për gatishmërinë absolute të të gjithë sistemit kombëtar të përballimit të emergjencave dhe krizave si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur, të cilëve ende nuk mund tu jetë ofruar krejt mbështetja e nevojshme, për shkak të përparësive absolute që kanë pasur rastet e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të vijojnë si deri më tani bashkëpunimin dhe solidaritetin karakteristik shqiptar.

Komiteti adreson falënderime edhe për aktorët e tjerë politikë, publikë dhe mediatikë që janë solidarizuar realisht me përpjekjet e autoriteteve për përballimin e gjendjes.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave thekson se momentet e vështira që po kalojnë kërkojnë përqendrim tek shpëtimi i jetës dhe kujton se do të jetë faza e likuidimit të pasojave momenti kur do të ofrohet ndihma për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon të gjithë operatorët privatë që janë angazhuar vullnetarisht në përballimin e situatës, ndër të cilët edhe operatorët e telefonisë celulare Vodafone.al, Telekom.al dhe Albtelecom, të cilët kanë marrë përsipër të përcjellin mesazhe informimi sms për qytetarët.

Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Ja gjendja e rrugëve kryesore të kryeqytetit pas reshjeve të dendura! (foto)
Previous article Krujë-Qafë Shtamë/ Shembet ura, izolohen 6 fshatra

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT