• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET/ Braçe: Falë mirëmenaxhimit u bë dallimi mes situatës së sotme dhe 2010. Vetëm “idioti politik” nuk e shikon këtë
Home
Politikë

PËRMBYTJET/ Braçe: Falë mirëmenaxhimit u bë dallimi mes situatës së sotme dhe 2010. Vetëm “idioti politik” nuk e shikon këtë

13 January, 2021 Delo.autor Politikë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar situatën aktuale me përmbytjet në disa zona të vendit pas reshjeve intensive të shiut dhe akuzave të opozitës. Duke bërë një krahasim mes situatës së sotme dhe asaj të 2010, Braçe shkruan se sot edhe pse reshjet me shifra zyrtare ishin disafish më të larta me intensitetin e rënë në 2010 kanë shkaktuar më pak përmbytje dhe kjo falë punës së bërë në lumenjtë, pastrimin e  kanaleve, ngritjen e argjinaturave dhe mirëmenaxhimit të hidrocentraleve dhe hidrovorëve.

Braçe i ka dhënë një përgjigje edhe sulmeve të opozitës duke thënë se ata nuk arrijnë dot të pranojnë realitetin duke i cilësuar si “idiotë politikë”  që shifrat e reshjeve u duken si plumba.

“Idioti politik, shiu dhe numrat që i duken si plumba! Shiu pushoj sot, ndërkohë ne disa rajone prurjet e lumenjve vijojnë te jene te larta.

Dënglat partiake nuk pushojnë kurrë, ndaj ne këtë vend politikajte e mbajnë hem shiun, hem lumin me dorë! I mbani mend besoj pamjet apokaliptike te Shkodrës e Lezhës në janar2010! A të bëjmë një krahasim numerik mes atij Janari dhe Janarit 2021?

Urdhëroni e shihni tabelat për qarkun Shkodër, qarkun Lezhë, qarkun Durrës, qarkun Tiranë; Ishin më të prekurit në 2010, ishin me te prekurit edhe tani! Janë vetëm reshjet!

Shiheni se si sasia e reshjeve në qarkun Shkodër këtë Janar është deri disafish me e madhe se në Janar 2010 “kur Shkodra u ba Venezia”;

Shiheni se si sasia e reshjeve në qarkun Lezhë këtë janar është deri në disafish më e madhe se në Janar 2010 “kur Lezha hupi krejt e u ba njish me lumin e me detin”. Shihni edhe sa reshje ranë në veç. 6 ditë në Tiranë me impakt edhe mbi Durrësin dhe në Durrës vete.

Pa diskutim qe pyetja e thjeshte është: Po si ka mundësi qe su mbytem si ne 2010-ten? Pune e bere çdo dite konkretisht ne lumenj, emisarë, kanale te para, argjinatura! Menaxhim ne hidrocentrale, hidrovore, barazhe!

Shihini është një here tabelat; Shkodrën e Lezhen ne 2010 nuk i mbyten reshjet, shihini qe ishin me pak se këtë here!

Shkodrën e Lezhën ne 2010 i mbyti zullumi dhe injoranca partiake! Meteorologu Salih atëherë pa hënën blu dhe e shpalli fajtore për krimin!”, tha Braçe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIM I DHIMBSHËM/ Shokon 39-vjeçarja: Denoncova prindërit për vrasje, daja më shiti kur isha 13 vjeç, ndërsa nëna…
Previous article TRAZIRAT NË CAPITOL/ Dhoma e Përfaqësuesve nis debatin për shkarkimin e Trumpit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT