• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJE “APOKALIPTIKE”/ Shkatërrim dhe ndërprerje të energjisë, çfarë la pas uragani Idalia
Home
Botë

PËRMBYTJE “APOKALIPTIKE”/ Shkatërrim dhe ndërprerje të energjisë, çfarë la pas uragani Idalia

31 August, 2023 s.autor Botë

Përmbytje masive, shkatërrim dhe ndërprerje të energjisë elektrike; janë pasojat e uraganit Idalia, që u përplas fillimisht në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, për të drejtuar më pas tërbimin e vet drejt Xhorxhias.

Mbi 225 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Florida dhe 230 mijë të tjerë në Georgia.

Edhe pse u zhvlerësua në stuhi tropikale në rrugën drejt Georgias, Idalia solli edhe në këtë shtet erëra të fuqishme dhe mot të rrezikshëm.
Përmbytje janë parashikuar në disa pjesë të Georgias e po ashtu në Karolinën Veriore dhe jugore, teksa stuhia i drejtohet bregdetit jug-lindoramerikan.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se ajo mbetej ende e rrezikshme, ndërsa e vuri theksin tek ndikimi i ndryshimeve klimatike.

“Askush nuk mund të mohojë më impaktin e krizës klimtatike. Po e shihni se ç’po ndodh. Përmbytje historikë, thatësira më e madhe, valë ekstreme të të nxehtit apo zjarret, kanë shkaktuar dëme të cilat nuk i kemi parë kurrë me herët.”

Një sërë kontesh në Florida janë ende nën urdhra evakuimi. Autoritetet atje, thanë se qyteza historike e Perry-t me 7 mijë banorë, ishte një prej më të goditurave.

Uragani rrëzoi linjat elektrike, shkatërroi dyqanet dhe një sërë biznesesh morën flakë. Cedar Key është një tjetër qytezë e goditur rëndë nga Idalia, pasi u zhyt gati e tëra nën ujë si pasojë e një vërshimi prej 2.7 metrash.

Guvernatori Ron de Santis tha të mërkurën se përpjekjet për rimëkëmbje janë prioriteti kryesor i shtetit.

Sipas autoriteteve, Idalia është stuhia më e fuqishme që godet rajonin e Big Bend të Floridas në më shumë se 100 vite.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ E shfrytëzoi si prostitutë dhe i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë, zbardhet krimi i rëndë në Durrës
Previous article KANABIS MES PEMËVE FRUTORE/ 52-vjeçari në Fier kapet ‘mat’ teksa kujdesej për bimët narkotike

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT