• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYSJA DRASTIKE E REZULTATIT NË SHKODËR/ PD humbi 15 mijë vota, PS fitoi gati 9 mijë më tepër
Home
Politikë

PËRMBYSJA DRASTIKE E REZULTATIT NË SHKODËR/ PD humbi 15 mijë vota, PS fitoi gati 9 mijë më tepër

15 May, 2023 s.autor Politikë

Me një pjesëmarrje shumë më të ulët se sa në vitin 2021, Partia Socialiste arriti të shtojë gati 9 mijë vota mbështetëse për kandidatin e saj Benet Beci, duke realizuar rezultatin më të mirë në historinë e zgjedhjeve në Shkodër, ndërsa opozita e koalicionit Bashkë Fitojmë humbi plot 15 mijë vota, në poërmbysjen më dramatike elektorale në shumë kohë.

Vetëm 34% e shkodranëve morën pjesë në zgjedhjet e së dielës, më e ulëta në histori, me përjashtim të vitit 2019 kur kishte vetëm një kandidat. Bashkia më e madhe e veriut, e cila numëron 170 mijë votues të regjistruar dhe renditet bashkia e katërt më e madhe në vend, i dha kandidatit të Partisë Socialiste Benet Beci një fitore mbresëlënëse me 60% të votave, ndërsa mbështetja për Becin ishte më e larta në numër votash të gëzuara nga PS në këtë bashki në histori.

Rezultati ishte gjithashtu një përmbysje spektakolare dhe e pabesueshme. Në vitin 2021, dy partitë e koalicionit opozitar PD dhe LSI patën marrë në Shkodër gati 38 mijë vota, duke fituar me rezultatin 54 me 37 përkundrejt dy partive të koalicionit joformal qeverisës, PS dhe PSD. Në total, opozita humbi 15 mijë vota dhe maxhoranca fitoi 8,646 vota.

Rezultatet e Shkodrës ka gjasa do të debatohen gjatë. Rezultatet për këshill bashkiak nuk janë ende të disponueshme pasi votat për këshill nuk janë numëruar deri në publikimin e këtij shkrimi.(BIRN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR 3-4 DITË, NUK DO TË..."/ Postimi i Luizit në “Instagram” që mori menjëherë mijëra pëlqime
Previous article "JAM FANS I LUIZIT"/ Zv.ministri i Ekonomisë habit Grida Dumën: Benet Beci fitoi prej tij

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT