• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYLLET ME SUKSES VITI I TIRANËS SI “QYTETI EUROPIAN I SPORTIT”/ Veliaj: Kemi futur kulturën sportive në çdo familje, mezi pres të nisim…
Home
Politikë

PËRMBYLLET ME SUKSES VITI I TIRANËS SI “QYTETI EUROPIAN I SPORTIT”/ Veliaj: Kemi futur kulturën sportive në çdo familje, mezi pres të nisim…

29 January, 2024 s.autor Politikë

Sot Tirana përmbylli me suksses vitin kur mbajti titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndihet i lumtur për gjithçka arriti Tirana në një vit suksesi për sportin.

“I gjithë ky vit ishte një përqafim i madh për të gjithë ata që u regjistruan në kurse sportive. Për mijëra çuna dhe goca të Tiranës që këtë vit u regjistruan në qindra shoqata sportive, një super duartrokitje! Ne do vazhdojmë të jemi tifozët tuaj kudo që do lulëzoni, kudo që shkëlqeni, kudo që do vraponi dhe kudo që do fitoni. Ambicia ime, ambicia e kryeministrit sidomos, ambicia e Fidelit meriton një super duartrokitje për skuadrën tonë olimpike dhe futjen e sportit në shkolla. Ambicia ishte për çdo djalë dhe çdo vajzë me aftësi speciale apo me aftësi ndryshe, me lindjen në Tiranë, në qendër apo në ndonjë periferi, me ndihmë ekonomike ose në mes të Bllokut, ta kishte një mundësi, të tregonte veten, të lozte në skuadër dhe të arrinte një fitore. Faleminderit që e përdorët këtë vit për të futur kulturën sportive në çdo familje”, tha Veliaj.

Veliaj tha se sporti ka një fuqi të jashtëzakonshme për të bashkuar njerëzit dhe për t’i mësuar të luajnë në skuadër, teksa theksoi se mezi pret 2025-ën kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.
“Këtu sot kemi disa kryetarë bashkie nga i gjithë Ballkani. Kemi kryetarin e Bashkisë së Sofjes, Sarajevës, Podgoricës, kolegët nga Shkupi, kemi Përparimin dhe kolegët nga Kosova, dhe mezi pres që Tirana ta kthejë në histori suksesi edhe B 40. Vitin tjetër Tirana është”Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës” dhe mezi pres që të kemi një përfshirje shumë të madhe edhe aty. Sporti ka një fuqi të jashtëzakonshme, është lidhja për shoqëri, për miqësi dhe për një dashuri që zgjat për një jetë”, tha Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëtar, Fidel Ylli falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer kur tha se, kryebashkiaku Veliaj ka qenë një lokomotivë për gjallërimin e lëvizjes olimpike, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Po bënte sfidë për TikTok, por rrëzohet nga makina përplaset nga një tjetër mjet, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali
Previous article ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT/ Eksperti: Me vlerat financiare që kishte, mund të ketë transformuar pamjen e tij të jashtme

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT