• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYJET VDEKJEPRURËSE/ SHBA dërgon 2 aeroplanë me ndihma në Pakistan
Home
Nderkombetare

PËRMBYJET VDEKJEPRURËSE/ SHBA dërgon 2 aeroplanë me ndihma në Pakistan

11 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përballjes me vërshimet më të rënda ndonjëherë.

Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë – secili i ngarkuar me rreth 35 tonë ndihma – kanë arritur të dielën në provincën Sind, një prej zonave më të prekura nga vërshimet.

Pakistani ka regjistruar rënie ekstreme të shiut në mesin e muajit qershor.

Gati 1.400 njerëz kanë vdekur, mbi 13.000 janë plagosur, dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa strehë mbi kokë.

Ujërat kanë shkatërrruar rrugët dhe infrastrukturën për komunikime.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vizituar më 10 shtator disa zona të prekura nga vërshimet, dhe ka bërë thirrje për më shumë mbështetje për këtë vend.

“Sot është Pakistani, nesër mund të jetë shteti ku po jetoni. Kjo është krizë globale… kërkon përgjigje globale”, ka thënë Guterres në një konferencë për media.

Pakistani ka vlerësuar se dëmet kapin vlerën e 30 miliardë dollarëve.

Si Qeveria, ashtu edhe Guterres, kanë thënë se ndryshimet klimatike janë fajtore për vërshimet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar më 7 shtator për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu.

Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave tjerë./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO BABAI ËSHTË GJALLË"/ Momente emocionuese, vajza flet për herë të parë me nënën biologjike pas 43-vitesh: Mos qaj
Previous article FOTOLAJM/ Veliaj dhe Ruçi të qeshur: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz!!

s.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT