Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një tren është përplas me makinën duke lënë të plagosur një 11 vjeçar.
Ngjarje të tilla janë të përsëritura, por fatmirësisht shpeshherë janë mbyllur vetëm me demtime të vogla duke shmangur kështu një tragjedi.
Çfarë ndodhi sot:
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Gërdecit”, ku një tren i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me një automjet tjetër, ku për pasojë është plagosur një fëmijë 11-vjeç. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Duhej të ishte një ditë e qetë plazhi, por për pak u kthye në një tragjedi, për familjen prej gjashtë anëtarësh, bashkëshortët dhe katër fëmijë të mitur, të moshës nga 8 deri ne 2 vjeç, që jetonin në Angli.
Ata janë përplasur nga treni i pasagjereve i linjës Durrës-Elbasan pranë vendit te quajtur Përroi i Agait në Durrës. Mjeti SUV i tipit Volvo me targa angleze, u mor para nga treni teksa po kalonte një mbikalim hekurudhor te ligjshme por te pambrojtur me trarë apo roje.
Për rreth 80 metra treni ka marrë zvarrë mjetin me gjashtë persona brenda, por fatmirësisht asnjë nga anëtaret e familjes nuk u dëmtua seriozisht.
Ata u transportuan ne spitalin e Durrësit ku morën ndihmën e parë dhe u konstatuan vetëm me tronditje psikike pa dëmtime fizike.
Treni përplaset me makinën e policisë në Durrës, plagosen 3 efektivë
3 punonjës të policisë kanë mbetur të plagosur në Durrës, pasi mjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me një tren mallrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në lagjen Nr. 13, sektori Iliria.
Sipas policisë, treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist shtetasin M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 punonjës policie.
Treni përplas makinën në Krujë, shoferi niset me urgjencë në spital
Një aksident i ngjashem hekurudhor ka ndodhur edhe në qytetin e Krujës.
Një tren që udhëtonte nga Durrësi është përplasur me një automjet që kalonte mbi shina në fshatin Gramëz.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit, që është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës për trajtimin e plagëve të marra.
/AlpeNews.al





